E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qëllohen me breshëri aturomatiku, shpëtojnë 3 të rinjtë

20/10/2011  Duke parë ndeshjen

Tre shtetas kanë mbetur të plagosur dje në mesnatë ndërsa ishin duke parë ndeshjet e futbollit në një lokal të Shkodrës. Mësohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë të moshës 18 deri në 21 vjeç. Autori, i cili dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar dhe nga errësira. Të tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Pas marrjes së ndihmës është deklaruar gjendja jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e ndodhur në orën 22: 35 në vendin e quajtur “Ura e Dhive” në “Lagjen e Madhe” ka tronditur banorët e zonës. Ndërsa mësohet se Fran Ndrecaj, 20 vjeç, Nikolin Likaj, 18 vjeç, dhe Mark Kroni, 21 vjeç, janë të rinjtë që ranë pre e atentatit. Ndërkohë policia nisi menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e personit që qëlloi me armë. Pistat e ngritura mbesin ato të hakmarrjes apo dhe të konflikteve të ditëve të fundit mes të rinjsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›