E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Thirrja e artë": Kemi licencë

Pas njoftimit të Administratës Tatimore të Kosovës se show programi “Thirrja artë” nuk ka leje nga ATK-ja për të organizuar lojë shpërblyese, organizatori i kësaj loje, New Promotion-K ka reaguar me një sqarim se posedon licencën e lëshuar nga ATK-ja, të cilën e sjellim me këtë shkrim.

“Ju informojmë se Zyra për Komunikim nga ATK ju ka dërguar një dezinformatë dhe këtë e vërtetojmë me licencën e lëshuar nga vetë departamenti i lartpërmendur. Lidhur me këtë e-mail është licenca e skanuar me nr. e protokollit 13-07-179, të datës 04.02.2011, me numër të referencës 13-06/161, në bazë të kërkesës 13-06/161, të datës 01.02.2011, të lëshuar firmës N.SH. "New Promotion-K", që është organizatore e show/kuizit Thirrja e Artë”, thuhet në këtë reagim./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›