E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet Qendra Shqiptare për Studime Strategjike

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptarë, sot më 23 Nëntor 2012, në Prizren filloi punën Kuvendi themelues i Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike, projekt ky i cili bashkon rreth 40 ekspertë të fushave të ndryshme dhe biznesmen nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar, Aziz Pollozhani, Muhamet Mustafa dhe Geri Selenica theksuan se Qendra synon që të punojë në identifikimin, zhvillimin, promovimin dhe bashkimin për projekte që gjenerojnë efekte domethënëse zhvillimore në rrafshin gjithëkombëtar për të tejkaluar tiparet e pazhvillueshmërisë ekonomike e sociale në viset ku jetojnë shqiptarët dhe për të fuqizuar rrugën e tyre në integrimet Euro-Atlantike .

Themelimin e Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike e përshëndeti edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, i cili i uroi sukses Qendrës në punën e sajë shumë të rëndësishme duke theksuar se duhet kushtuar kujdes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, edukimit të mirë për hapje të perspektivave për rininë shqiptare, të propozohen strategji për shfrytëzimin e pasurive natyrore (detit, mineraleve) dukë shfrytëzuar tokën dhe hapësirën etnike që kemi dhe të zhvillojmë projekte domethënëse për integrim, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Kryetari i Kuvendit i porositi themeluesit që të insistojnë në idenë e tyre përkundër vështirësive që mund të hasin.

Tubimin e përshëndetën edhe Kryetari i Komunës së Ulqini, Kryetari i Komunës së Çairit në Shkup, dekani i fakultetit ekonomik në Universitetin e Tiranës, Sulo Hadëri si dhe Justina Pula, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe profesoreshë e Universitetit të Prishtinës.

Kuvendi themelues i kësaj Qendre vazhdon punimet sot ku pritet të diskutohen orientimet e saja programore, statuti ndërsa, më 24 nëntor, në Qendrën e Lidhjes së Prizrenit do të nënshkruhet akti i themelimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›