E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për drogë, pranohet ekstradimi

Gjykata
Turko- gjermani Mahmud Gok, u arrestua nga policia shqiptare në fund të vitit të kaluar pasi kërkohej nga Interpoli


TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, me kërkesë edhe të vetë të arrestuarit Mahmud (Goek) Gok vendosi ekstradimin e këtij të fundit drejt Republikës Federale të Gjermanisë për tu përballur me akuzat e trafikut të drogës.


Ky vendim, u dha nga gjyqtari Ilir Mustafaj vetëm pak ditë më parë, pas shqyrtimit të kërkesës për ekstradim të depozituar në emër të autoriteteve gjermane nga Prokuroria e Përgjithshme në dy seanca gjyqësore.


Sipas diapozitivit të vendimit, i arrestuari më 18 shkurt 2010 në Tiranë, akuzohet nga prokuroria gjermane për akuzën e "trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike" disa vite më parë në qytetet të ndryshme të Republikës Federale Gjermane.


Gjatë shqyrtimit gjyqësor, mësohet se ka qenë pro ekstradimit edhe vetë shtetasi Gjerman, duke kërkuar që të dërgohet në vendin e tij për tu përballur me akuzat. Sipas dosjes me nr. 603 i arrestuari me kombësi turke por shtetësi gjermane Gok prej disa vitesh kishte gjetur strehim në Shqipëri pasi ishte larguar nga vend banimi i tij ngaqë autoritetet Gjermane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Por, vetëm pak muaj më parë, me ndihmën edhe të autoriteteve gjermane është bërë i mundur identifikimi i vendit të strehimit të tij në Tiranë ku edhe është organizuar arrestimi i tij mëngjesin e datës 19 shkurt 2010.


Mësohet se i arrestuari nuk ka bërë ndonjë rezistencë, duke iu dorëzuar policisë shqiptare e cila kishte hyrë me urdhër të prokurorisë brenda ambienteve ku banonte shtetasi Mahmud Gok, të cilit më pas iu vendosen prangat.


Gjithashtu, sipas vendimit, të gjitha sendet e sekuestruara të gjermanit Gok i dorëzohen autoriteteve procedues ndërmjet zyrës për marrëdhënie me jashtë që ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›