E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpeton plumbave, arrestohet agresori

Tirane-E qelloi me arme brenda ne makine per ta vrare, por i shpetoi mrekullisht sulmit. Ngjarja ndodhi pasditen e dy diteve me pare, kur 41-vjecari Sokol Tollia, banues ne Koder-Kamze, duke tentuar ta vrase brenda ne automjetin e tij, 21-vjecarin Derand Xhanari. Te shtenat kane prekur makinen, pa mundur te depertojne ne trupin e te riut. Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve Ndaj Jetes dhe Shendetit, kryen arrestimin ne flagrance te 41-vjecarit, banues ne Koder Kamze Tirane. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje pushke model 63 dhe 18 cope fisheke. Ne cilesine e proves materiale policia fiksoi automjetin tip Benz, me targa TR 1019 S, i demtuar nga te shtenat. Materialet hetimore ne ngarkim te te arrestuarit, i kaluan Prokurorise se Tiranes, per konsumim te vepres penale te “Vrasjes me dashje mbetur ne tentative”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›