Tafaj-Sequi Programet e arsimit pershtatje me kerkesat e BE
Programet e arsimit bazë në Shqipëri do të përshtaten me kërkesat e Bashkimit Europian.
Ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj, u shpreh për fillimin e kësaj reforme gjatë një vizite në shkollën 9 vjeçare “Edit Durham” në Tiranë ku ishte i shoqëruar dhe nga ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi.
Ministri i Arsimit Tafaj ndërsa tha se “plani dhe programi mësimor synon të përmbushë objektivat e planeve dhe programeve mësimore të vendeve të BE” kërkoi gjithashtu mbështetjen e mësuesve dhe nxënësve për zbatimin e tyre.
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe mesazhi i Ambasdorit Sequi drejtuar nxënësve dhe arsimtarëve.
Ai u shpreh se tashmë kurrikulat që përdoren janë pothuajse të njëjta me ato të vendeve euopiane.
Më pas, Ministri Tafaj dhe ambasadori Sequi kanë shpërndarë dhurata dhe libra për nxënësit e klasave të para.