E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Cerrikut pyeten 10 deshmitare te mbrojtjes

Janë pyetur 10 dëshmitarë të mbrojtjes në seancën e sotme gjyqësore kundër bandës së Cërrikut.

Në gjykatën e krimeve të rënda vijon prej vitesh gjykimi i të pandehurve që janë Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani dhe Entel Gashi.

10 dëshmitarët e pyetur ditën e sotme nuk kanë sjellë asnjë risi për procesin gjyqësor.

Ky është vlerësimi i Prokurorit të çështjes, Anton Martini, i cili ka sqaruar për “ABC News” se këta dëshmitarë kanë qenë më parë edhe në listën e dëshmitarëve të thirrur nga vetë prokuroria, por dukë qene se këta dëshmitarë nuk sillnin asnjë rezultat dhe risi për procesin ishin përjashtuar nga lista.

Duket se mbrojtja nuk ka qenë dakord me përjashtimin e tyre nga lista e dëshmitarëve dhe ndaj i ka thirrur në seancën e sotme, por sërish nuk u tha asgjë me rëndësi.

Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska,, Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, dhe Entel Gashi akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrare me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit. Seanca e radhës u caktua të enjten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›