E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e deshmitareve Komisioni i Ligjeve miraton amendimet

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot tre projektligje të rëndësishme.

Gjatë mbledhjes së sotme, komisioni shqyrtoi e më pas miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 173, datë 22.10.2009 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë” .

Ky projektligj rregullon masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme të mbrojtjes, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si dhe organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin, vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes.

Në vijim, komisioni i ligjeve miratoi edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën “Për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar dhe protokollit të saj të zbatimit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›