Bashkia e Tiranes e hapur per projektet gjermane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti një delegacion të KFW (Banka Gjermane për Zhvillim) të kryesuar nga Ute Rodrian.
Kryetari i Bashkisë i kërkoi Bankës gjermane për Zhvillim që të fokusohen më shumë në Tiranë dhe në projektet e zhvillimit të qytetit, kryesisht në ujësjellës kanalizime dhe në riciklimin e mbetjeve.
Përfaqësuesit e KFW shprehën gadishmërinë për të orientuar projektet e tyre në Kryeqytet dhe vlerësuan projektet që ka kryetari i Bashkisë për qytetin.
Po ashtu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti dje deputetin gjerman të landit të Shtutgartit, Roderich Kiesevetter.
Kryebashkiaku e njohu deputetin gjerman me planet dhe projektet e Bashkisë në fushën e infrastrukturës, planin urbanistik, çështjet e transportit etj.
Deputeti Kiesevetter shprehu gadishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me atë të Shtutgartit, me një marrëveshje binjakëzimi, si dhe shprehu vullnetin për të informuar komunitetin e biznesit atje në lidhje me mundësitë që ofron Tirana.