E Shtunë, 31 Tetor 2026

POLEMIKAT PER ARBITRAT. FENOMENI SHFAQET EDHE NE SPANJE

Top News - Polemika ndaj arbitrave nuk është vetëm një fenomen që po ndodh në kampionatin italian. Kohët e fundit, është shfaqur një gjë e tillë edhe në Spanjë, ku nën shënjestër është vënë Barcelona. Sipas medias spanjolle shumë klube të Primera Division, të kryesuar nga Reali i Madridit kanë protestuar për shumë favorizime për skuadrën katalanase.
Shkaku për shpërthimin e këtyre polemikave u bë goli i Xavi Hernandes në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Valencias në minutat shtesë. Goli i Xavit kundërshtohet, pasi fillimisht Eto'o që mori pjesë në aksion, e kontrolloi topin me dorë, moment ky që nuk u vu re nga arbitrat anësorë të ndeshjes.
Por nuk është vetëm ky gol që ka hedhur dyshimet për klasën arbitrare spanjolle. Fundjavën e kaluar, u akordua një 11 metërsh i dyshimtë në favor të Barcelonës në ndeshjen me Real Saragozën, që i dha fitoren skuadrës katalanase, e cila tani ndodhet vetëm 2 pikë larg kryesuesve të Realit të Madridit.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të protestojnë, ku ajo që ngre zërin më shumë nga të gjithë është Reali i Madridit. Kjo protestë u shndërrua menjëherë në një fushatë mediatike dhe nuk kanë munguar gazetat spanjolle që kanë cilësuar se xhaketat e zeza të Ligës më shumë se të tilla, janë blaugrana.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›