BARCELONA - MOURINHO. PLANIFIKOHET E ARDHMJA E KLUBIT

Top News - Hoze Murinjo preferon Barcelonën. Kjo është ajo që ka cituar e përditshmja franceze France Football, sipas së cilës, trajneri portugez ka refuzuar Lionin për klubin katalanas.
Kohët e fundit është folur shumë për një interesim të Zhan Mishel Olás për Murinjon, pasi edhe rezultatet e Lionit kohët e fundit kanë qenë me shumë ulje-ngritje dhe tashmë kësaj skuadre i duhet një mrekulli për të kaluar Mancester Junajted në Ligën e Kampioneve.
Por France Football bën të ditur se Murinjo nuk e ka marrë në asnjë moment parasysh ofertën e Lionit me arsyen e thjeshtë se ky klub nuk i përgjigjet synimeve të luzitanit. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje 44 vjecari ka dorëzuar te drejtuesit një DVD ku ai shpjegon të gjitha anët e pozitive dhe negative të skuadrës së drejtuar nga Rajkard.
Në këtë DVD, Murinjo shprehet se Barcelona ka nevojë për përforcime, sidomos në repartin e mbrojtjes ku largimi i Xambrottes lë mjaft hapësira. Alternativat për zëvendësimin e italianit mendohen të jenë Maikon, Lahm apo Dani Alvesh.
Ndërkohë në mesfushë mendohet për Lampard dhe si alternativë e tij Keita' nga Sevija apo Modric nga Dinamo e Zagrebit. Për Murinjon ata që duhet të qëndrojnë janë Deko e Markes dhe treshja e mrekullive Messi-Eto'o-Henri. Në rast se kamerunasi largohet, Drogba shihet si zëvendësuesi i tij.
Ndryshon diskutimi për Ronaldinjon. Murinjo mendon se fantazisti mund të japë akoma për Barcelonën, por një nxjerrje e tij në merkato siguron të ardhura të konsiderueshme për të lëvizur në merkato.
Ndërkohë, agjenti i Murinjos i ka kërkuar Barcelonës nënshkrimin e një parakontrate, por këta të fundit kanë refuzuar për të mos destabilizuar skuadrën në këtë fazë të sezonit.
Burimi:-