E Shtunë, 31 Tetor 2026

RINOVIMI I KAKA. BRAZILIANI PERFITON 55 MLN EURO

Top News - Kontrata e re e Kaka', përvecse e blindon brazilianin në Milanelo, i siguron atij edhe të ardhura stratosferike. Në bazë të asaj që citohet tek e përditshmja italiane Corriere Dello Sport, mesfushori 25 vjecar do të përfitojë nga kuqezinjtë 55 milionë euro.
Praktikisht me kontratën e re që skadon në vitin 2013, Kaka' ka siguruar një pagë prej 13 milionë euro në sezon dhe këtu përfshihet edhe administrimi i plote i të drejtave të imazhit, si dhe te ardhurat nga kontratat me sponsorë të ndryshëm. Përpara rinovimit të kontratës, Kaka' përfitonte 8 milionë euro, pagë kjo që iu vendos vetëm në muajt e verës.
Ky operacion financiar i Milanit nuk bën gjë tjetër vecse demoralizon të gjitha klubet që e kanë kërkuar brazilianin, sidomos Realin e Madridid, të cilit nuk do t'i mjaftojnë 100 milionë euro për t'i rrëmbyer kuqezinjve Kaka'. Edhe Celsi që vetëm para pak javëve ofroi një shifër maramendëse prej 140 milionë euro del i humbur nga ky ankand për mesfushorin e Milanit, që tashmë mund të konsiderohet kapiteni i ardhshëm i kuqezinjve.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›