E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe-Berisha, diskutantantët më të flaktë

Erjon Braçe, Taulant Balla, Sali Berisha, Valentina Leskaj dhe Dashnor Sulaj, janë ndër deputetët që kanë diskutuar më shpesh në seancat parlamentare. 

BLEDAR HOTI

Ndërsa Fatos Nano i PS-së dhe Nikollë Lesi i PDK-së janë deputetët që kanë pjesëmarrjen më të ulët në seancat parlamentare. Raporti i "Unë Votoj" i shoqatës së pavarur "Mjaft" ka dhënë një panoramë të qartë mbi numrin e deputetëve diskutues më të zjarrtë në sallën e Parlamentit. Gjithsej janë 15 deputetë që janë aktivizuar më shumë në seancat e Parlamentit të zhvilluara nga shtator-dhjetor të 2007-ës. Nano nga 56 seanca është aktivizuar vetëm 2 herë, aq sa për të mos humbur mandatin e deputetit. Ndërsa Lesi ka qenë i pranishëm në 9 çështje, e pas tij renditet Dule i PBDNJ-së me 10 seanca prezent. Deputetët që nuk janë aktivizuar asnjëherë janë 15 gjithsej. Ata janë Sadri Abazi i PS-së, Hajrulla Paturri i PR-së, Bukurosh Stafa i pavarur, Ymer Tola i PDK-së. Për prezencën e deputetëve në punimet parlamentar, vihet re një përmirësim i pjesëmarrjes në Kuvend. Në dy sesionet paraardhëse mesatarja e pjesëmarrjes së deputetëve në Kuvend ka qenë përkatësisht 71% dhe 78%, ndërsa gjatë sesionit të pestë parlamentar, shënohet një rritje me 4% në raport me sesionin e katërt, duke bërë që mesatarja e pjesëmarrjes së përgjithshme në Kuvend të jetë 82 për qind. Raporti e cilëson si shqetësues mungesën e dy prej anëtarëve të Komisionit për Politiken e Jashtme, Fatos Nano dhe Vangjel Dule, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në pothuajse asnjë mbledhje të këtij komisioni, qaë nga fillimi i legjislaturës. Nga monitorimi i 56 çështjeve gjatë seancave plenare, rezulton se Partia Demokratike përmes grupit të saj parlamentar ka arritur të prekë me platformën e saj elektorale 9 nisma ligjore nga 56, të 16% të totalit të ligjeve, një shifër kjo më e vogël se 29% e sesionit të kaluar. Grupi parlamentar i Partisë Republikane ka arritur të prekë platformën e premtimeve zgjedhore me 18 nga 56 nisma ligjore, ose 32.1% të këtyre nismave të monitoruara. Edhe kjo parti shënon një rënie në qasjen e nismave ligjore me premtimet zgjedhore, krahasuar me sesionin e kaluar, ku niveli i qasjes ishte 38%. Në këtë sesion parlamentar, Partia Socialiste, si partia më e madhe e opozitës, nuk ka paraqitur asnjë nismë të saj parlamentare. Gjithashtu edhe partitë e tjera të opozitës nuk kanë paraqitur nismat e tyre ligjore. Ndërsa në 13 raste janë shtyrë mbledhjet e komisioneve për shkak të mungesës së kuorumit apo për shkaqe të tjera. Ndërsa më 1 tetor dhe 13 dhjetor janë shtyrë votimet e projektligjit në seancat e radhës parlamentare.

Raporti i “MJAFT”

Deputetët më paak të pranishëm gjatë këtij sesioni

Emri, Mbiemri        Prezenca

FATOS  NANO        2 / 56
NIKOLLE LESI        9 / 56
VANGJEL DULE        10 / 56
SADRI ABAZI        18 / 56
TAULANT DEDJA    19 / 56
ILIR META        23 / 56
GILMAN BAKALLI    26 / 56
HAMIT KOSTA        27 / 56
PASKAL MILO        29 / 56
KASTRIOT ISLAMI    32 / 56

Deputetët më të pranishëm gjatë këtij sesioni

Emri, Mbiemri        Prezenca

ENGJELL CARA        56 / 56
PARID TEFERICI    56 / 56
EDMOND SPAHO    56 / 56
ERION BRAÇE        56 / 56
ASTRIT PATOZI        56 / 56
LUAN SKUQI         56 / 56
BASHKIM FINO        56 / 56
BESNIK BISHA        56 / 56
NDRIÇIM HYSA        56 / 56
AUREL BYLYKBASHI    56 / 56

Emri, Mbiemri        Prezenca

ENGJELL CARA        56 / 56
PARID TEFERICI    56 / 56
EDMOND SPAHO    56 / 56
ERION BRAÇE        56 / 56
ASTRIT PATOZI        56 / 56
LUAN SKUQI         56 / 56
BASHKIM FINO        56 / 56
BESNIK BISHA        56 / 56
NDRIÇIM HYSA        56 / 56
AUREL BYLYKBASHI    56 / 56

Deputetët që janë “aktivizuaar” më pak

1    SADRI  ABAZI
2    NDRIÇIM BABASI
3    FLORI BAJRAMAJ
4    GILMAN BAKALLI
5    TAULANT DEDJA
6    TOM DOSHI
7    VANGJEL DULE
8    ALFRED GEGA
9    HAMIT KOSTA
10    DURIM LAMAJ
11    PASKAL MILO
12    HAJRULLA PATURI
13    BUKUROSH STAFA
15    YMER TOLA
15    IDRIZ XHOMARA

Deputetët që janë “aktivizuar” më shumë

1    ERION BRAÇE
2    PELLUMB XHUFI
3    VALENTINA LESKAJ
4    ARBEN MALAJ
5    DASHNOR SULA
6    TAULANT BALLA
7    RIDVAN BODE
8    BLERIM ÇELA
9    SALI BERISHA
10    BUJAR NISHANI
11    NIKOLLAQ NERANXI
12    ERMELINDA MEKSI
13    ARTA DADE
14    STEFAN ÇIPA
15    TRITAN SHEHU

16 deputetë votojnë për kolegun që mungon

Në monitorimin e kryer janë 16 deputetë që janë votuar për kolegun e tyre, duke bërë që ata të mos e humbin ditën e punës dhe pagesën shtesë për pjesëmarrjen në seancat parlamentare. Deputetët që kanë kryer misionin e tyre dhe të kolegëve për të votuar projektligjet, janë Genc Sharku, Aurel Bylykbashi, Blerim Çela, Besnik Bisha, Rrapush Tola, Ramiz Çobaj, Luan Skuqi, Gjokë Vuksani, Sami Gjergji, Musa Ulqini, Rajmonda Stefa, Blendi Klosi, Pashko Ujka, Ndriçim Hysa, Parid Teferiçi dhe Andis Harasani. Këto deputetë rezultojnë se kanë qenë pothuajse në të gjitha seancat parlamentare, duke mos munguar asnjëherë. Këto 16 deputetë kanë votuar për deputetin në krah. Në raport jepet edhe fakti se nenet më problematike të Rregullores janë 34, 57 dhe 67. Ndërsa theksohet gjithashtu se ka 14 nisma ligjore që kanë kaluar pa kuorum, të paligjshme. Kjo përfshin monitorimin kur sistemi elektronik ishte i vjetruar.

MONITORIMI

Lista e 16 deputetëve që ”kanë votuar për kolegun

    GENC SHARKU
    AUREL BYLYKBASHI
    BLERIM ÇELA
    BESNIK BISHA
    RRAPUSH TOLA
    RAMIZ ÇOBAJ
    LUAN SKUQI
    GJOKE VUKSANI
    SAMI GJERGJI
    MUSA ULQINI
    RAJMONDA STEFA
    BLENDI KLOSI
    PASHKO UJKA
    NDRIÇIM HYSA
    PARID TEFERICI
    ANDIS HARASANI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›