E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Doshi, më i pasuri i Kuvendit me 1 miliard lekë

BLEDAR HOTI 

Deputeti i PDK-së, Tom Doshi vazhdon të jetë edhe për vitin 2007 deputeti më i pasur i Kuvendit të Shqipërisë.
Lëvizja "Mjaft" në raportin e saj në lidhje me monitorimin e medias ka publikuar emrat e 10 deputetëve më të pasur, duke kryer përllogaritjen mbi bazën e totalit të pasurisë neto, pa përfshirë pronat e paluajtshme që disponojnë të zgjedhurit e popullit. Doshi ka një pasuri totale neto e llogaritur nga raporti i "MJAFT", që shkon në rreth 1 miliard lekë të reja. Pas tij renditet biznesmeni tjetër Sadri Abazi i PS-së me 485 milionë lekë të reja. Toplista kryesohet në vendin e tretë nga Pilo Keri 1,7 miliardë lekë të vjetra. Më pas, renditen demokrati Ndriçim Babasi, Nikollaq Neranxi i LSI-së, Paulin Sterkaj i PR-së, Nikollë Lesi dhe Sami Gjergji i PD-së. Në këtë raport janë përfshirë edhe dy ministrat Genc Ruli i PD-së, me 48 milionë lekë të reja. Pothuajse të njëjtën vlerë e ka edhe ministri Basha, me një diferencë prej 30 mijë lekësh.
Borxhlinjtë
Në bazë të listës më shumë se gjysma e Kuvendit janë futur në borxhe, duke marrë kredi për shtëpi apo për bizneset e tyre. Kështu rezulton se 75 deputetë kanë detyrime për të paguar ndaj bankave. Nga këta 28 janë socialistë, ndërsa 27 janë të maxhorancës. Pjesa tjetër i përket partive të tjera parlamentare. Borxhlinjtë llogariten nga 10 mijë euro deri në mbi 100 milionë lekë të reja. Edhe pse janë më të pasurit, deputetët Sadri Abazi, Tom Doshi dhe Pilo Keri janë edhe në top listën e borxhlinjve. Abazi figuron se ka detyrime financiare që shkojnë në 106.375.325 lekë, ndërsa Doshi i PDK ka detyrime gjithsej 250 mijë euro. Sami Gjergji ka një total detyrimesh që shkojnë 757 mijë euro. Ndërsa Pilo Keri ka borxhe që shkojnë në 260 milionë lekë të vjetra. Në bazë të llogaritjeve Mediu i PR-së, Dule i PBDNJ-së nga borxhet që kanë rezulton me minus në llogarinë e tyre. Në këtë listë përfshihen edhe Arben Isaraj i PS-së, Gëzim Karapici i PD-së, Petrit Gjoni i PAA-së. Deputeti më i varfër është Aurel Bylykbashi me 1 milion lekë gjithsej. Pas tij vjen kryeministri Sali Berisha, i cili rezulton se nuk ka detyrime financiare. Në pasurinë e Berishës rezulton se pasuria e tij është 1,501,603 lekë.

Deputetët më të pasur

1.    Tom Doshi         992.629.260 lekë
2.    Sadri Abazi        485.083.158 lekë
3.    Pilo Keri        173.021.265 lekë
4.    Ndriçim Babasi         118.175.490 lekë
5.    Nikollaq Neranxi         80.920.000 lekë
6.    Paulin Sterkaj        73.125.000 lekë
7.    Genc Ruli        48.880.500 lekë
8.    Lulzim Basha        48.855.000 lekë
9.    Nikollë Lesi        47.780.283 lekë
10.    Sami Gjergji        44.174.271 lekë

lista e pasurise se deputeteve

Mbiemri Emri    Totali i Përafërt  i Pasurisë  në Lekë Neto Mbiemri Emri    Totali i Përafërt     i Pasurisë     në Lekë Neto

Abazi Sadri     485,083,157 Lekë
Babasi Ndriçim    118,175,490 Lekë
Bajramaj Flori    7,135,250 Lekë
Bakalli Gilman    7,181,188 Lekë
Balla Taulant    4,347,634 Lekë
Bano Ilir    13,207,917 Lekë
Basha Lulzim    48,855,983 Lekë
Beja Fatos    9,937,219 Lekë
Bejtaj Engjëll    15,211,736 Lekë
Bello Marko    1,891,951 Lekë
Berisha Sali    1,501,603 Lekë
Biberaj Aleksandër    8,454,822 Lekë
Bisha Besnik    11,313,080 Lekë
Blushi Ben    11,248,800 Lekë
Bode Ridvan    627,000 Lekë
Braçe Erion    5,109,851 Lekë
Bregu Majlinda     4,005,093 Lekë
Brokaj Sabit    5,437,659 Lekë
Bufi Ylli    10,521,000 Lekë
Bumçi Aldo    8 ,502,187 Lekë
Bushati Astrit    4,875,000Lekë
Aurel Bylykbashi    1,000,000Lekë
Çaçi Albert    2,253,006 Lekë
Cara Engjëll    5,430,000Lekë
Ceka Neritan    10,760,137 Lekë
Çela Blerim    9,089,657 Lekë
Çipa Stefan    6,943,903 Lekë
Çobaj Ramiz    6,797,248 Lekë
Çuli Diana    6,710,080 Lekë
Dade Arta    9,768,745 Lekë
Dajçi Pal    8,319,000 Lekë
Dalipi Alfred    2,811,136 Lekë
Dedja Taulant    9,767,680 Lekë
Demi Leonard    2,615,888 Lekë
Dervishi Besnik    8,150,000 Lekë
Divjaka Albert    9,750,200 Lekë
Dokle Namik    11,275,880 Lekë
Doshi Tom    992,629,260 Lekë
Dule Vangjel    -6,246,000 Lekë
Faruku Albert    3,320,000 Lekë
Fino Bashkim    14,015,425 Lekë
Gega Alfred    2,600,000 Lekë
Gjana Jemin    2,950,000 Lekë
Gjergji Sami    44,174,271 Lekë
Gjini Frrok    17,660,000 Lekë
Gjinushi Skënder    43,581,000 Lekë
Gjoni Petrit    -1,898,845 Lekë
Harasani Andis    6,595,862 Lekë
Artur Hasanbelliu    3,699,208 Lekë
Hoxha Eris    0
Hoxha Fatos    18,647,651Lekë
Hoxha Flamur    6,567,718 Lekë
Hoxha Mehmet    5.262.848 Lekë
Hushi Durim    13.762.452 Lekë
Hysa Ndriçim    4,933,842 Lekë
Idrizi Shpëtim    23,385,653 Lekë
Isaraj Arben    -3,356,037 Lekë
Islami Kastriot    6,375,157 Lekë
Juka Genc    8,767,840 Lekë
Kaleci Rahim    1,217,000 Lekë
Karapici Gëzim    -11,311,520 Lekë
Keri Pilo    173,021,265 Leke
Klosi Blendi    446,685 Lekë
Koçi Petro    10,795,278 Lekë
Kola Angjelina    2,87,818 Lekë
Kollozi Ardian    9,470,000 Lekë
Kosta Hamit    25,200,000 Lekë
Lamaj Durim    18,387,760 Lekë
Legisi Ndre    2,609,200 Lekë
Lesi Nikollë    47,780,283 Lekë
Leskaj Bujar    37,363,650 Lekë
Leskaj Valentina    10,255,780 Lekë
Lutaj Piro    4,200,000 Lekë
Madhi Arian    18,800,000 Lekë
Majko Pandeli    14,296,320 Lekë
Malaj Arben    12,041,432 Lekë
Mediu Fatmir    -12,783,167 Lekë
Meksi Ermelinda    7,540,000 Lekë
Memushi Luan    16,991,346 Lekë
Meta Ilir    19,034,083 Lekë
Metalla Osman    32,336,458 Lekë
Milo Paskal    15,932,000 Lekë
Minxhozi Qemal    10,327,317 Lekë
Musabelliu Gëzim    40,524.139 Lekë
Mustafaj Besnik    13,364,550 Lekë
Nano Fatos    24,917,565 Lekë
Ndoka Nard    10,414,837 Lekë
Ndokaj Jak    9,541,360 Lekë
Neranxi Nikollaq    80,920,000 Lekë
Ngjela Spartak    14,280,000Lekë
Nishani Bujar    384,355 Lekë
Oketa Gazmend    14,400,960 Lekë
Pango Ylli    18,127,245 Lekë
Paloka Edi    0
Patozi Astrit    10,550,985Lekë
Paturi Hajrulla    8,440,000 Lekë
Peçi Spiro    22,213,800 Lekë
Përnaska Lajla    11,390,000 Lekë
Pollo Genc    9,618,374 Lekë
Prenga Gjovalin    3,250,000 Lekë
Prifti Dritan    24,381,191 Lekë
Ramadhi Galip    -3,785,000 Lekë
Ruçi Gramoz    5,358,000 Lekë
Ruli Genc    48,880,500 Lekë
Rusmajli Ilirjan    6,504,000 Lekë
Sharku Genc    15,074,000Lekë
Shehi Baki    23,054,420Lekë
Shehu Sali    25,912,000 Lekë
Shehu Tritan    22,629,500Lekë
Sherifi Elmaz    7,843,000 Lekë
Shpani Ndue    22,750,000 Lekë
Skuqi Luan    9,575,850 Lekë
Solis Leonard    24,832,870Lekë
Spaho Edmond    8,633,240 Lekë
Stafa Bukurosh    6,048,100 Lekë
Starova Arian    13,168,600Lekë
Stefa Rajmonda    8,078,396 Lekë
Sterkaj Paulin    73,125,000 Lekë
Sula Dashnor    17,085,680Lekë
Sulaj Safet    6,695,000 Lekë
Tavo Vangjel    9,123,357 Lekë
Teferiçi Parid    4,598,256 Lekë
Tola Rrapush    28,701,625 Lekë
Tola Ymer    -3.183.105Lekë
Topalli Jozefina    5,900,000 Lekë
Trashani Arenca    3,752,019 Lekë
Ujka Pashko    6,000,000 Lekë
Uka Rexhep    6,550,370 Lekë
Ulqini Musa    1,200,660 Lekë
Vuksani Gjokë    3,381,500 Lekë
Xhafa Fatmir    9,279,391 Lekë
Xhaferri Ferdinand    7,170,360 Lekë
Xheka Mehmet    7,200,000 Lekë
Xhindi Fatmir    10,381,625 Lekë
Xhindoli Mevlan    7,250,000 Lekë
Xhomara Idriz    8,843,500 Lekë
Xhufi Pëllumb    7,280,581 Lekë
Xhuveli Lufter    17,065,916 Lekë
Ziri Shkëlqim    700,000 Lekë
Zogaj Preç    11,819,000 Lekë

"MJAFT", ky raporti i katërt

Raporti "Unë Votoj", përfshin periudhën shtator-dhjetor 2007 shënon publikimin e katërt të skuadrës "Unë Votoj" mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Në të përfshihen kategoritë: krahasimi i votimeve të grupeve më të mëdha parlamentare me premtimet elektorale, që këto parti kanë përfshirë në platformat e tyre zgjedhore në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, evidentimi i shkeljeve të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, prezenca dhe mënyra e votimit të deputetëve, shtyrjet e seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›