INSTAT nis regjistrimin pilot të popullsisë
Ky regjistrim u krye gjatë muajve prill-maj, ku u përfshinë qytete të mëdha me mbi 50 mijë banorë dhe qytete të mesme me mbi 10 mijë banorë dhe qytete të vogla e fshatra.
Drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja, në seminarin teknik "Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave, 2011, Shqipëri", tha se faza paraprake e regjistrimit është pjesa më e domosdoshme për të evidentuar në terren problematikën e tij “me qëllim marrjen e masave që procesi final të jetë brenda të gjitha parametrave për realizimin me sukses të plotë”.
Ky regjistrim do të kontribuojë në përmirësimin e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes në 10-vjeçarin e ardhshëm si në nivel qendror, ashtu edhe vendor.
Për të siguruar që ky regjistrim i përgjithshëm të jetë sa më afër, jo vetëm realitetit shqiptar, por edhe standardeve evropiane, INSTAT po punon vazhdimisht në të gjitha hallkat e këtij procesi me ekspertë të huaj, të cilët tashmë janë bërë pjesë integrale dhe do të jenë deri kur ai të përfundojë.
Mbledhja e të dhënave për regjistrimin e përgjithshëm te popullsisë dhe banesave për vitin 2011, ndryshe nga regjistrimi i fundit i kryer nëntë vjet më pare, do të kryhet nga skanera optikë me teknologji të avancuar, që përdoren gjerësisht në vendet e zhvilluara.