“Qemal Stafa” del nga sallat dhe bën spektakël në bregdet
Fondacioni "Qemal Stafa", ndryshe nga herët e tjera doli nga sallat e mbyllura dhe organizoi një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës mbi kuptimin e politikës dhe angazhimit rinor në të.
Të pranishëm në këtë aktivitet, i konceptuar në formatin e spektaklit, pasi në të interpretuan dhe artistë të rinj, ishin politikanë dhe analistë, por dhe anëtarë të shoqërisë civile. Në një podium të improvizuar në plazhin e ri të Vlorës, rreth 300 të rinj ishin aktivë në diskutimin me politikanët dhe analistët rreth politikës. Në hapje të takimit, drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Sajmir Tahiri, duke folur për mënyrën e të bërit politikë tha se, "politika është vullnet, vullnet të duash ndryshimin, ta kërkosh, ta gjesh e ta realizosh atë". "Politikë nuk është as të rrish mënjanë duke injoruar çdo zhvillim publik e duke u përkujdesur për hapësirën private", tha Tahiri. Duke folur për rolin e të rinjve në politikë, Tahiri tha se, "ndryshimin të rinjtë nuk mund ta bëjnë me fjalë, por me vepra". "Mund ta bëjnë duke i zënë vendin atyre individëve që sot në politikë rrinë se nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër, ose atyre të tjerëve që sot në politikë rrinë për të mbushur xhepat, ose akoma më keq atyre të tjerëve që nuk kanë më energjitë tona për t'i dhënë këtij vendi të ardhmen që meriton", tha Tahiri. Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, duke folur në këtë format, falënderoi fondacionin që krijoi mundësinë e komunikimit direkt me qytetarët. "Politika është beteja me të ardhmen dhe kjo është sfida jonë, e shoqërisë, por edhe e PS-së. Një politikë duhet të jetë me vizion nga e ardhmja. Në këtë rast falënderoj edhe Fondacionin 'Qemal Stafa' që po kontribuon në nxjerrjen e politikës nga bunkeri, duke iu bashkuar qytetarëve në një proces pjesëmarrës dhe përfshirës", tha Leskaj. Ndërsa publicisti i njohur Mustafa Nano e konsideroi politikën si mjet për realizimin e interesave publike. "Politika është mjeti që shërben për realizimin e qëllimit, pra është një instrument në funksion të qëllimit madhor, që është përmbushja e interesit publik", tha Nano. Ndërsa kryeredaktorja e "Gazeta Shqiptare", Anila Basha, tha se "politika duhet të jetë e premtimeve të mbajtura dhe jo e premtimeve të gënjeshtërta, e projekteve të realizueshme dhe jo e fantazive elektorale që nuk realizohen dot kurrë". Duke u fokusuar në korrigjimet e nevojshme që kërkohen të bëhen në politikën shqiptare, diskutantët mbështetën angazhimin e figurave të reja në politikë. Një nga anëtarët e fondacionit, juristi Gent Ibrahimi deklaroi se, "politika është përfaqësim dhe si e tillë ka për detyrë të ndryshojë pamjen dhe përbërjen që t'i përgjigjet zhvillimit të shoqërisë". "Përderisa ndryshojnë brezat e shoqërisë, duhet të ndryshojnë edhe brezat e politikanëve", tha Ibrahimi. a.l