“Karta e Bolonjës” e dështuar këtë vit
Lëvizja Rinore për Integrim shpreh shqetësimin e saj për situatën në të cilën ndodhen studentët shqiptarë në përgjithësi, e në veçanti brezi i studentëve, të cilët sivjet përfundojnë ciklin e parë të studimeve.
"Edhe pse jemi në përfundim të vitit të fundit akademik të këtij cikli, akoma sot e kësaj dite nuk janë përcaktuar titujt e diplomave për secilin fakultet. Nuk ka asnjë vizion apo plan të qartë për studentët, të cilët dëshirojnë të punojnë pas përfundimit të 3 viteve të para të shkollës", shprehet në një deklaratë forumi rinor i LSI-së. LRI i bën thirrje edhe njëherë qeverisë shqiptare që t'i japë fund papërgjegjshmërisë dhe të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur këtë kaos që është krijuar dhe që përbën një kërcënim të frikshëm për studentët.