E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qemal Stafa", nxënësit protestojnë për vlerësimin

Një pjesë e mire e nxënësve të shkollës "Qemal Stafa" kanë braktisur sot orët e mësimit duke protestuar para shkollës së tyre dhe ministrisë së arësimit në shënjë proteste për një urdhër të ri të Ministrisë së Arësimit që iu është komuniuar në shkollë që parashikon ndryshime në mënyrën e vlerësimit ku përqindjen më të madhe të vleresimit e zënë provimet, si dhe mungesat, ku nëse bëjnë njëzet përqind nuk kualifikohen në këtë lëndë megjithëse nuk e humbin vitin bazë e këtij sistemi janë kreditet, sistem me të cilin nxënësit nuk bien dakort madje mendojnë se dëmtohen me pa të drejtë.
Megjithëse drejtoresha e kësaj shkolle shpjegon se nxënseve u është komunikuar një urdhër i dytë i cili anullon të parin. Por nxënësit shprehen se nuk u është komunikuar asnjë urdhër i dytë.
Drejtoria e shkollës e ka cilësuar këtë protestë si një arsye e nxënsve për të braktisur mësimin ndërsa vetë nxënësit thonë se për këtë çështje janë të shqetësuar dhe familjet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›