E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, ekzekutohet i ashtuquajtur "Ali Kimiku"

Ali Hasan al Maxhid, i ashtuquajtur "Ali Kimiku", krahu i djathtë i ish-Presidentit irakian Sadam Hysein, është ekzekutuar ditën e hënë. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë irakiane. Ekzekutimi është kryer me antë të varjes. Ali Kimiku, kushëriri i Sadam Hysein, i dënuar me vdekje katër herë për krime kundër njerëzimit dhe i varur ditën e hënë, konsiderohej si një nga eksponentët më të egër të regjimit të asaj kohe. I dënuar me vdekje në qershor të vitit 2007 për genocide ndaj popullit kurd, në vitin 2008 për represionin ndaj besimtarët shiitë gjatë luftës së Gjirit Persik më 1991, në vitin 2009 për vrasjen e shiitëve më 1999, atij i ishte vënë nofka "Ali Kimiku" për sulmin me gas nervor kundër qytezës Halabja në vitin 1988 gjatë luftës me Iranin, kur u vranë pesë mijë civilë. I lindur 67 vjet më parë në rajonin verior të Tikritit ashtu si Sadam Hysein, mes viteve 1990 dhe 1991 ishte për disa muaj guvernator i Kuvajtit të pushtuar. Më herët kishte qenë shef i njësisë së elitave në luftën kundër Iranit në vitit 1980-1988. Të paktën dy herë u dha lajmi se ai kishte vdekur gjatë fazës së parë të ndërhyrjes anglo-amerikane në Irak në vitin 2003, kur bunkeri i tij dhe më pas një vend i fshehtë në Basora ku mendohej se ai qëndronte u sulmuan me artileri të rëndë. Ali Kimiku kishte pranuar akuzën se ka përdorur gasin kundër popullsisë civile. "Isha unë ai që i kam dhënë urdhërin ushtrisë për të spastruar fshatrat dhe më pas për t'i ripopulluar", kishte pranuar ai, duke deklaruar se nuk kishte bërë asnjë gabim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›