E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili:Rriten shifrat e grave me kancerin në mitër

Kanceri i qafës së mitrës po rrit frikshëm shifrat e vdekjeve në Shqipëri. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, numri i të prekurve nga kanceri në qafën e mitrës vazhdon të ritet me 25 gra për çdo vit, ndërkohë që në 100.000 mijë të sëmura në vendin tonë 140 gra humbin jetën. Këto deklarata Vasili i bëri gjatë konferencës së dytë për kancerin e qafës së mitrës.
Ndërkohë Drejtori i ISHP, Alban Ylli theksoi se vihet re një mungesë e theksuar informacioni për sëmundjen e rëndë sidomos në zonat rurale. Sipas një grafiku të hartuar nga ISHP-ja, është vëne re se rreth 80.6 për qind e grave në fshat nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për pap-testin, faktorët e riskut që shkaktojnë sëmundjen e rëndë të kancerit në qafën e mitrës, i dyti për nga numri i lartë i vdekjeve tek gratë, pas atij të gjirit, janë mungesa e kryerjes së pap-testit, pirja e duhanit, numri i madh i fëmijëve, përdorimi pa kriter i kontraceptivëve dhe dieta e varfër me mikronutriente. Sipas të dhënave të ISHP, në Shqipëri mosha më e prekur nga kanceri i qafës së mitrës është 20 deri në 50 vjeç. Ndërsa kompania prodhuese e vaksinës që të mbron nga kjo sëmundje do të ofrojë falas gjatë kësaj periudhe dozën e tretë të vaksinës për të gjitha gratë që duan ta aplikojnë atë. Po ashtu edhe pap testi në spitale për një javë do të bëhet falas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›