METE:Grup për vlerësimin e dëmeve në Shkodër

Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës ka deklaruar se është ngritur një grup pune për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.
Në një deklaratë për shtyp të METE-s theksohet se në vazhdim të mirëmenaxhimit të situatës së krijuar në qarkun e Shkodrës Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka urdhëruar ngritjen e një gupi pune si pjesë përbërëse e grupeve të tjera të punës.
"Ky grup do të kryesohet nga nga 12 anëtarë dhe do të funksionojë për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës për tu vënë në dispozicion të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile" përfundon deklarata për shtup e METE-s