E Diel, 1 Nëntor 2026

Denis Pascal mbyll sezonin e Camerata-s se Tiranes

Koncerti

Një koncert me veprat e Moxartit dhe Mendelssohn ka mbyllur sezonin artistik të Camerata-s së Tiranës. I ftuari special i mbrëmjes ka qenë pianisti i njohur francez Denis Pasacal, i cili ka ardhur për herë të parë në Shqipëri. Ky i tiji ishte një ritakim me Camerata-n pas një bashkëpunimi që këta artistë patën në aktivitetet e tyre ndërkombëtare, siç ishte dhe festivali i Korsikës në gusht 2010. Gjatë konferencës për shtyp, duke vlerësuar artistët shqiptarë për talentin e tyre, Pascal u shpreh se ky koncert është fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë me Camerata-n. Dirigjenti francez, Jean Michel Ferran, ka theksuar se Camerata e Tiranës përfshin të rinj profesionistë nga dy orkestrat më të mira shqiptare dhe të motivuar për të punuar. Ndërkohë, në përfundim të këtij viti artistik, orkestra “Camerata e Tiranës” synon në vazhdim rritjen e nivelit artistik të artistëve të rinj, shtimin e radhëve të orkestrës po me të rinj përmes audicioneve, shtrirjen e aktiviteti në mbarë vendin, ngritjen e një institucioni dedikuar muzikës së dhomës dhe përdorimin e Camerata-s së Tiranës si suport artistik për kompozitorët shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›