Kupa e Shqipërisë, Luzi pret Tiranën
Nesër do të luhen ndeshjet e turit të parë të edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë. 32 skuadrat, në gjirin e të cilave janë 12 ekipe të Kategorisë Superiore, 16 të Kategorisë së Parë dhe 4 nga Kategoria e Dytë, që janë fitueset e dala nga dy turet e para paraeliminatore. Skuadrat janë ndarë në dy grupe, A dhe B, me nga 16 skuadra secila, në bazë të një skeme të paracaktuar. Ekipet e renditura me numër tek nga Kategoria Superiore te e Dyta (1, 3, 5, etj) ndodhen në grupin A, ndërsa ato të renditura me numër çift (2, 4, 6, etj.) ndodhen në Grupin B. Koka e serisë në Grupin A është Tirana, ndërsa kryeskuadra në grupin B është Vllaznia (si nënkampione e vendit). Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshja e parë luhet në fushën e skuadrës të renditur më dobët. Fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë është Flamurtari.
Grupi A
Nesër, ora 14:30
1. Luzi-Tirana
2. Mamuras-Dinamo
3. Memaliaj-Shkumbini
4. Pogradeci-Besa
5. Besëlidhja-Laçi
6. Sopoti-Kastrioti
7. Turbina-Bylis
8. Burreli-Lushnja
Grupi B
Nesër, ora 14:30
1. Tomori-Vllaznia
2. Vlora-Teuta
3. Gramshi-Flamurtari
4. Bilishti-Apolonia
5. Skrapari-Skënderbeu
6. Luftëtari-Gramozi
7. Ada-Partizani
8. Kamza-Elbasani