Qendërmbrojtësi i Lens në Madrid?

Raphael Varane do të mbërrijë sot në Madrid për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Real Madridin, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas shtypit spanjoll, prezantimi i tij nuk do të bëhet sot, por qendërmbrojtësi i skuadrës së Lens do të prezantohet në Trofeun "Santiago Bernabeu", në të njëjtën ditë kur do të prezantohen edhe përforcimet e reja Sahin, Altintop dhe Calejon.
18-vjeçari do të jetë lojtari i katërt i mbërritur tek Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar të verës pas transferimit të Nuri Sahin nga Borussia Dortmund, Calejon nga Espanyol dhe Altintop nga Bayern Munchen.