E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra Klinike Universitare mbetet pa ngrohje

Gjatë tërë ditës së hënë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është ballafaquar me mungesë të theksuar të furnizimit me ngrohje nga ngrohtorja e qytetit “ Termokos”.

Më të prekur në këtë rast, mbesin Klinika e Gjinekologjisë, ku janë foshnjat e porsalindura, sallat e operacionit, Mjekimi Intensiv Qendror, por edhe klinikat e tjera”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas Shpend Fazliut, zëdhënës në QKUK, disa herë ka tentuar të vëjnë kontakte me zyrtarët e “Termokosit”, por ata nuk i janë përgjigjur ftesës së QKUK-së.

“QKUK-ja, kërkon nga zyrtarët e “Termokosit”, që urgjentisht të furnizojnë më ngrohje cilësore klinikat e QKUK-së, në të kundërtën do të rrezikohet puna cilësore në klinikat dhe shërbimet e saja. QKUK-ja, nuk ka asnjë borxhe ndaj “ Termokosit””, thotë Fazliu.

Sipas tij, është e pakuptimtë që QKUK-ja, si parapagues të rregullt të mbetet pa ngrohje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›