E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë shqiptarët në Haiti kanë shpëtuar

Pas artikullit në Gazetën Express në lidhje me shqiptarët të cilët kanë qenë duke punuar në kuadër të misionit të OKB-së në Haiti, ka mbërritur një e-mail nga Vlora Merlaku, njëra prej shqiptareve që punon atje.

Pasi shpjegon se të gjithë shqiptarët që punojnë në Haiti kanë shpëtuar dhe janë gjallë e shëndosh, ajo tregon edhe emrat e tyre, duke qartësuar të afërmit se ata janë mirë. Ajo tregon se disa prej tyre kanë qenë në Haiti në momentin e tërmetit kurse disa të tjerë jashtë këtij shteti.

Sipas Merlakut, stafi shqiptar që ishte në Haiti dhe shpëtoi janë: Vlora Merlaku, Visar Halilosmani, Bekim Bojku, Lindita Hoxha, Besnik Demolli, Artan Rexhepi, Azra Pecani, Nexhat Limani, Albert Munipi, Habib Hoxha dhe Albiana Kadriu.

Ndërkohë, stafi që punon në Haiti, por që ndodheshin në pushime jashtë këtij shteti në momentin e tërmetit janë: Shqipe Hebibi, Bujar Aliçkaj, Gojart Galica dhe Armend Kastrati.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›