Sanremo, mbyll siparin e edicionit të 59 të tij, hapen polemikat

Kënga "La forza mia", fituese e festivalit
Sanremo u largua me fitoret dhe polemikat e tij. Polemika këto të lidhura si me interpretuesit e këngës, ashtu edhe me të ftuarit specialë. Menjëherë sapo çmimi i parë u lexua në sallën Ariston, filluan polemikat. Një tjetër fakt i shumëpërfolur ka qenë ngjitja në skenë në mënyrë të paparashikueshme të playboy nudo, e cila protestoi kundër prodhuesve të peliçeve, kënga e Povias për gay, pjesëmarrjen e trupës së Hug Hefner. Pavarësisht defekteve dhe të papriturave sërish boomi i shikueshmërisë ka hedhur poshtë gjithçka. Është cilësuar si një ndër festivalet më të ndjekura gjatë 15 viteve të fundit. Edhe nata finale e edicionit të 59, të këngës italiane ka pasur një shikueshmëri tepër të lartë, rreth 13 milionë persona kanë qenë të sinkronizuar në stacionin italian Raiuno, rreth 49,75 %. Në raste të tilla ka një krahasim me vitin e kaluar. Të dhënat e përgjithshme për Festivalin bëjnë të ditur se mesatarja e teleshikuesve gjatë pesë mbrëmjeve ka qenë rreth 10 milionë e 335mijë, afërsisht 47,99 për qind. Ndërkohë që vitin e kaluar numëroheshin rreth 6 milionë e 612 mijë teleshikues, afërsisht 35,44 për qind. Kjo ka qenë në fakt edhe meritë e mbretit të Sanremos, Paolo Bonolis. Prezantimi brilant i tij, edhe pse i superpaguar ka arritur ta kthejë këtë festival në një spektakël tepër të arrirë duke lënë pas stilin e padobishëm të Pippo Baudos. I madh Bonolis, që ka arritur të mbajë të gjallë me profesionalizimin e tij skenën Ariston, duke u bërë kështu i pazëvendësueshëm. Edhe pse në një nivel të tillë, Bonolis nuk ka arritur të mbajë nën kontroll Roberto Benigni, i cili hyri në skenë duke interpretuar një ndër këngët më të rëndësishme italiane. Në këtë festival edhe artistët italianë kanë dhënë kontributin e tyre personal, madje edhe zonja antipatike Maria De Filippi, e cila dukej sikur kishte mbërritur në festival për të kurorëzuar fitues të tij, të riun e dal nga programi i drejtuar prej saj Amici.
Sanremo erotik, në festival fiton pamja nudo
Ëndrra e çdo mashkulli, që bëjnë pjesë në një lloj mitologjie erotike, Playboy kanë qenë pjesë e skencës Ariston. Në kohën dixhitale dhe të seksit virtual janë paksa demode, por Bonolis nuk ka ditur ti rezistojë tendencave dhe ka marrë në sallën Ariston përfaqësuesin e tyre: Hugh Hefner. Ndërsa fliste me të për gjëra të përgjithshme, në skenë mbërriti një femër e zhveshur, e cila është nxjerrë me forcë nga sala dhe është dërguar në polici. Dashuria është e verbër, por tashmë edhe seksi nuk ka moshë. E kush do ta kishte menduar se një zonjë 69 vjeçare do të kishte interpretuar një këngë të tillë «Ti voglio senza amore». Iva Zanicchi i këndon seksit, duke u hakmarrë ndaj së drejtës së seksit pa moshë. Por edhe të ftuarit e huaj nuk kanë qëndruar jashtë kësaj kornize. Arisa një kundërpërgjigje e gjetur. Me pamjen e saj serioze e shoqëruar nga syzet, kënga e saj fitoi sepse e meritonte. Në këtë skenë nuk kanë munguar as fotomodelet. Të thuash të vërtetën, me fillimin e këtij festivali dihej që të papriturat do të ishin të mëdha, por jo kaq të çuditshme, Alessia Piovan ka mbetur e tradhtuar nga veshja e saj në skenë, dhe përpara spektatorëve dhe telekamerave janë shfaqur të brendshmet e saj. E si mund të mos reagonte Vatikani pas gjithë këtyre?
Bonolis:Carta do të kishte fituar edhe sikur të ishte Naomi Cambell
Fituesit e Sanremos me dëshirat e tyre
Rezultatet janë të mrekullueshme, por për Festivalin e Sanremos nuk kanë të reshtur polemikat, lidhur edhe me fituesin e këtij edicioni Marco Carta, i cili ka kënduar në skenë pranë Maria De Filippi, që e lançoi vitin e kaluar tek emisioni i saj Amici. Në lidhje me këtë polemikë, ka reaguar Bonolis i cili ka theksuar se: "Është një traum tepër e vështirë për ta imagjinuar çmim të fituar, Carta do të kishte fituar gjithsesi, edhe nëse do të kishte qenë e pranishme në skenë Naomi Campbell. Mekanizmi, përveçe cilësive të djalit, kanë çuar në këtë rezultat, ka përfunduar prezantuesi. Në vend të dytë është renditur Povia, me këngën e tij tepër të diskutueshme "Luca era gay", dhe në vend të tretë Sal Da Vinci, me "Non riesco a farti innamorare". Carta në skenë ka deklaruar: "Kam bërë hapa gjigande gjatë këtyre viteve të fundit. Ka qenë një festival me të vërtetë argëtues. Prezenca e Maria De Filippi? Mendoja se do të më jepte siguri, por në fakt ishte kaq e emocionuar saqë më është dashur ta qetësoj unë". Edhe Povia, është shprehur tepër i kënaqur me këtë çmim: "Jam argëtuar tepër, kam qenë dërgues i polemikave". Sal Da Vinci: "Kam 14 vjet që merrem me dëshirën për të qenë pjesë e Sanremo, kam qenë i eliminuar, dhe tashmë i vlerësuar, gjithë kjo është një ëndërr.
Maria De Filippi: Hera e parë që u ngjita në skenën Ariston
"Marco Carta ka fituar Festivalin dhe lumturia ime ishte tepër e madhe edhe për faktin se kam qenë e pranishme në skenën Ariston pikërisht mbrëmjen e kurorëzimit. Nevrikosem kur dikush mundohet të lidhë ëndrrën e djalit me disa dyshime të kota. Kështu është shprehur Maria De Filippi e cila flet për triumfin e këtij edicioni, i cili vitin e kaluar ka qenë fituesi i Amici. Në artikullin që ka shkruar në orën 2 të mëngjesit në redaksinë sanremeze, drejtuesja tregon arsyet që e kanë shtyrë të pranonte ftesën e Bonolis natën finale të Festivalit: «Kam mbërritur në Sanremo me shumë dëshirë, por edhe pak e ndrojtur për faktin se nuk isha ngjitur ndonjëherë në këtë skenë të Rait. Drejtuesja e sheh triumfin e Marco Carta një shtysë për të gjithë pjesëmarrësit e shkollës televizive. «Adhurojë të gjithë pjesëmarrësit e Amici dhe ndjehem e lumtur që Marco dhe Karima kanë mundur tu demonstrojnë shokëve të tyre, atyre që kanë qenë para tyre dhe atyre që do të vijnë, sesi këndon Marco, dhe forcën e çdo njërit prej tyre».
Marco Carta: Nuk kam fituar për De Filippin
Marco Carta, fituesi me 1 milionë e 300 mijë vota hedh poshtë çdo dyshim në lidhje me blerjen e vendit të parë fal Maria De Filippi. "Është me të vërtetë budallallëk nëse mendohet një gjë e tillë, është mungesë inteligjence. Është mëse normale që Maria në zemrën e saj bënte tifo për mua, meqë më njihte, ndërsa të tjerët jo. Maria ka lënë personazhet e programit të saj larg Sanremo: Marco, Renga apo Leali për të kanë qenë njësoj". Nëse do të kisha qenë pjesë e publikut do të votoja Renga. "Është një këngë tepër e bukur, më pëlqen kjo melodramë paksa lirike", shprehet Carta. Ndër të tjera ai thekson se nëna e tij ndjehet krenare për këtë fitore. Por duhet të falënderoj Maria De Filippi: është gjithnjë pranë meje edhe për të më shkulur veshët.... Të them të vërtetën, nuk arrijë të besojë se kjo më ka ndodhur mua. Nëse mbyll sytë përballë gjithë dritave të aparateve televizive mendojë për nënën time, të cilën e kam ndjerë gjithnjë pranë. Dhe e di që është krenare për mua, thekson fituesi i çmimi të parë të edicionit të 59, të festivalit italian. Maria De Filippi nuk më ka braktisur kurrë, edhe pas finales së Amici. Më ka mbështetur duke më këshilluar dhe duke më dhënë kurajë. Njerëzit që e shohin nëpërmjet televizionit nuk e imagjinojnë dot se çfarë zemre të madhe ka Maria, përfundon Carta
Pippo Baudo: Bravo Bonolis!
Pippo Baudo mbështet dhe falënderon Paolo Bonolis nga salla e Ariston gjatë emisionit të tij 'Domenica in' që i ishte dedikuar Festivalit të Sanremos. "Ka qenë një sukses i pritur, është thyer çdo rekord, tepër i arrirë Paolo Bonolis, por zbulimi i vërtetë ka qenë Luca Laurenti", ka deklaruar drejtuesi që ka prezantuar 13 festivale. Ndër të tjera ka shtuar: Unë ndjehem shumë mirë dhe urojë të gjithë kolegët e mi që arritën të mbyllin me sukses këtë edicion, është shprehur Baudo
Ministri Brunetta dhe pagesa milionere e Bonolis
«Rroftë Sanremo, rroftë Marco Carta dhe rrofshin edhe milionat që ka marrë Bonolis. Meriton gjithçka». Pas polemikave të ditëve të kaluara, në lidhje me drejtuesin e festivalit edhe ministri italian Renato Brunetta, është ndalur tek Sanremo, në emër të të gjithë atyre që ai i quan «liberalizimin ekonomik. Problemi, ka shpjeguar Brunetta, nuk