Shkolla e baletit, nxënësit zhvillojnë mësim pa ngrohje
Pesë sallat e ushtrimit fizik në shkollën e baletit në kryeqytet janë pa ngrohje. Tashmë që temperaturat kanë rënë ndjeshëm, nxënësit zhvillojnë mësim në kushte të papërshtatshme mjedisore. Në mungesë të ngrohjes të rinjtë thonë se detyrohen të vishen më trashë, por kjo u vështorëson stërvitjen. Në një komunikim që patëm me nëndrejtoreshën e shkollës, ajo na shpjegoi duke shmangur kamerën, se shkolla e mesme e baletit ka një sistem ngrohës, por pamundësia për ta vënë në punë ka të bëjë me harxhimin e madh të naftës. Aq më tepër sipas saj, 5 sallat e baletit që kanë një inkubaturë të madhe i kushtojnë shkollës sasisa të mëdha karburanti. Nisur nga ky problem drejtoria i është drejtuar zyrtarisht MASH për një zgjidhje, pasi për momentin palestrat nuk mund të ofrojnë ngrohje për nxënësit.