E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Informimit e BE, në shtëpinë e kunatit të kryeministrit BerishaNga Tema Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian, e ngritur nga BE në zonën e ish-Bllokut, ndodhet pikërisht në një nga pronat e kunatit të kryeministrit, Sali Berisha

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qendra e Informimit e BE, në shtëpinë e kunatit të kryeministrit BerishaNga Tema

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian, e ngritur nga BE në zonën e ish-Bllokut, ndodhet pikërisht në një nga pronat e kunatit të kryeministrit, Sali Berisha, Agim Ramaj.

Godina e marrë me qira në një nga zonat më të lakmuara në Tiranë, është inauguruar para dy ditësh nga vetë kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të Komisionit Evropian.

Deklarata e pasurisë e Miranda Ramajt, bashkëshortes së kunatit të Berishës, zbulon këtë fakt. Miranda, e cila punon tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka mbushur formularin e pasurisë, ku ka përfshirë dhe vilën katërkatëshe, në zonën e ish-Bllokut. Ajo ka specifikuar se vila është në pronësi të burrit të saj 100 për qind. Vila është ndërtuar gjatë periudhës së qeverisjes së parë të zotit Berisha.

Burime në Komisionin Evropian në Tiranë thonë se kjo gjë nuk varët prej tyre, pasi tenderi ndërkombëtar për këtë çështje është fituar nga një kompani italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›