E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike, për financimin e autostradës Tiranë-Elbasan

23-05-2011 / Gazeta 55

Marrëveshja e qeverisë së Shqipërisë me Bankën Islamike parashikon financimin nga ky subjekt të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan me rreth 222 milionë dollarë.

Komisioni i ekonomisë ka miratuar sot marrëveshjen me qeverisë dhe bankës islamike për zhvillim për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në mbledhje e parë që pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, komisioni i ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për financimin e kësaj rruge. Marrëveshja e qeverisë së Shqipërisë me Bankën Islamike parashikon financimin nga ky subjekt të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan me rreth 222 milionë dollarë.
 
Deputetet socialistë nuk kanë qënë të pranishëm në komisionin e ekonomisë pasi kanë deklaruar se do të bojkotojnë sot, mbledhjet e komisioneve parlamentare, të cilat rinisin punën, pas ndërprerjes më tepër se njëmujore.
 
Projekti për rrugën Tiranë- Elbasan është cilësuar nga kryeministri Berisha, për nga rëndësia, si i dyti pas rrugës Durrës-Kukës. Autostrada Tiranë- Elbasan me një gjatësi prej 31.1 km do të ketë një kosto prej 36 miliardë lekësh, ku vetëm tunali i Kërrabës do të kushtojë 15.4 miliardë lekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›