E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra mediatike “Kurajo”, solidarizohet me gazetarët e dhunuar të TVSH-së

Qendra mediatike “Kurajo”, reagoi dje ndaj instrumenteve diskriminues të Edvin Ramës, ndaj medias në Shqipëri. Dhunimi i dy gazetarëve të Televizionit Publik Shqiptar, se pse ata pasqyruan të vërtetën e djegies së flamurit të NATO-s gjatë protestës së socialistëve në bulevard, përbën edhe standardin më të ulët të rebelëve opozitarë të udhëhequr nga kryekamikazi, Edvin Kristaq Rama.
“Qendra mediatike “Kurajo” dënon dhunimin e gazetarëve të TVSH, Arsen Hoxha dhe Melisa Shameti, si edhe të operatorit Dorian Lamçe gjatë protestës së Partisë Socialiste.
Deklarata për shtyp e zëdhënëses së Selisë Rozë, se pamjet e dhunimit të flamurit të NATO-S, ishin montazh grafik për të dëmtuar dhe denigruar protestën paqësore, mund të vërtetoheshin vetëm me një montazh të njëjtë për të treguar se ka qenë një akt i shëmtuar i TVSH. Por e vërteta qëndron pikërisht në faktin se prezenca e pakontrolluar sipas preferencave të organizatorëve ishte reflektim i lodhjes nervore si edhe i mos transparencës dhe qëllimit të kësaj greve. Rikthimi i punonjësve të TVSH për të kryer misionin për informacione të pacensuruara është detyrim ligjor për këdo që është nënshtetas dhe taksapagues i Republikës së Shqipërisë”, u shpreh drejtuesi i qendrës mediatike “Kurajo”, Hamza Hatika.
“Kurajo”, për të përforcuar edhe më tej qëndrimin ksenofob të PS-së ndaj perëndimit dhe strukturave të Bashkimit Evropian, vëren se flamuri i NATO-s asnjëherë nuk ka qëndruar në institucionin e bashkisë së Tiranës, që sipas saj, nuk mund të jetë rastësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›