PD: Rama dhe Ruçi, të vendosur për flijimin e grevistëve të izoluar në çadra

Një grup njerëzish të afërt me kryesocialistin, kanë kërcënuar sot në mesidtë autoritetet shëndetësore, të cilët u përpoqën të solidarizohen përmes një akti human, për të vizituar gjendjen shëndetësore të grevistëve
Partia Demokratike deklaroi sot se Edi Rama është i vendosur për flijimin e grevistëve të burgosur në çadrat e bulevardit. Duke marrë shkas nga mos lejimi i autoriteteve shëndetësore për të bërë diagnostikimin e grevistëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli u shpreh se Rama dhe Ruçi po i trajtojnë grevistët jo vetëm si viktima, por si kavje për realizimin e interesave të tyre personale personale.
Deklarata e plotë për shtyp e zëdhënëses së PD-së Erla Mëhilli: “Në një akt të ri mizor, pasi ka mbyllur në burg në mes të bulevardit deputetë dhe militantë të partisë së tij, pasi ka mbyllur në burg nëna me fëmijë të vegjël Edi Rama nuk lejon autoritetet zyrtare shëndetësore të hyjnë në çadra dhe të asistojnë grevistët e urisë për shëndetin e tyre, ndërkohë që këtë proces ja ka besuar militantëve fanatik të Partisë Socialiste, të cilët fshehin sipas urdhërave të Ramës çdo problematikë shëndetësore të grevistëve. Ky akt i shëmtuar dhe i paprecedent edhe në burgjet e diktaturave më të egra, dëshmon qartë edhe një herë se çfarë janë të aftë të bëjnë Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi dhe pinjollët e tjerë të bllokut me qëniet njerëzore. Në burgun e urisë, sipas lajmeve që vijnë nga çadrat ka edhe individë të sëmurë me diabet sheqeri, me sëmundje veshkash, me sëmundje të rënda deri në epilepsi apo ulçera stomaku, sëmundje të cilat në kushtet ku Rama i ka burgosur ata kërcënojnë rëndë jetën e tyre. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit të lejojnë urgjentisht autoritetet zyrtare shëndetësore të bëjnë kontrollin e gjëndjes shëndetësore të grevistëve dhe ju rikujton atyre se këta njerëz janë viktimat e tij, por jo kavje që ai të mund t’i trajtojë si plaçka personale”. Deputetja e PD-së,
Lediana Alolli: Fëmijët e nënave të burgosura, nuk kuptojnë se çështë kutia- panik në familjet e grave që vazhdojnë të mbyllura në çadra
“I drejtohem sot Kryetarit Socialist, Rama, me dhimbje prej nënë. Si nënë e dy fëmijëve, nuk mund ta kuptoj sesi nënat mund të vënë urdhrin e Kryetarit para fëmijës. Zoti Rama, me zemër nëne të drejtohem sot në emër të shumë nënave që më thonë se duhet të bëjmë diçka që kryetari i pashpirt t’i nxjerrë nga greva e urisë ato nëna fëmijësh. A ke shpirt ti Zoti Rama, a ke zemër? A e di ti zoti Rama se sa fort dhemb në shpirt zëri i dridhur i vogëlushëve. Zoti Rama, me zemër nëne, të them sot se për një nënë, fëmija është i pari. Një foshnje nuk kupton se çfarë është “kutia”, Zoti Rama. Kutia e vetme që ai dëshiron është prehëri dhe gjiri i nënës së tij. Mos ua shkul nga gjiri fëmijëve nënat, për ti futur në grevë urie. Mos u shkul nga krahët nënave dritën e syrit, fëmijët. Mos ua prish gjumin e embël fëmijëve me ëndrra tmerri për nënat e tyre. Vetëm një katil mund ta bëjë këtë. Zoti Rama çliroji nënat nga burgu ku i ke futur dhe lejoji të rrinë me të vegjëlit e tyre. është dëshpëruese, është mizore, është e pafalshme kjo që po bën zoti Rama. Për gjithçka, ti je përgjegjësi!”
...