Qendra politike

Dymbëdhjetë kandidatët që kanë aplikuar për Drejtor Ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare, shumë shpejt pritet t`i nënshtrohen intervistimit nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë, që pritet të formohet së shpejti.
Zyrtarisht konkursi për këtë pozitë është mbyllur të mërkurën në orën 16, por, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ata janë duke pritur edhe dy ditë.
Sipas tyre, kjo bëhet për shkak se ndonjë kandidat tjetër ka mundur të aplikojë nëpërmjet postës dhe se aplikacioni mund të jetë ende “rrugës” për në zyrat e kësaj ministrie.
Nga dymbëdhjetë kandidatë sa kanë konkurruar, Express ka mësuar se gjashtë prej tyre kanë shanse më të mëdha të zgjidhen për këtë pozitë. Kjo për faktin se prapa tyre qëndrojnë zyrtarë të lartë të partive politike, të cilët i mbështesin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...