E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, 3 pikë me 10 lojtarë

 

Leonard Karaj

Vllaznia ka fituar dje në “Loro Boriçi” edhe pse luajti me 10 lojtarë për një pjesë të madhe loje. Barazime pa shumë vlerë në dy sfidat e tjera në Vlorë dhe në Laç.Në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër, Vllaznia ka pritur Kastriotin e Krujës. Kuqeblutë kanë luajtur me 10 lojtarë, që nga minuta e 10-të të ndeshjes, pasi gjyqtari Enea Jorgji ka nxjerrë me karton të kuq të riun e Vllaznisë, Djepaxhia. Megjithatë, është dashur një goditje dënimin e Alikajt, në minutën e 37-të, e dërguar në zonën e rreptësisë shkodrane, ku sulen e futen në dyluftim disa lojtarë, por s’e prek askush, duke mashtruar në këtë mënyrë portierin Mustafa të Kastriotit. Kësisoji, topi parakalon tërë zonën krutane dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Vllazninë, rezultat i cili nuk ka ndryshuar deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të shumta të krutanëve. Në Laç, Besa iu largua edhe më shumë Dinamos përderisa nuk shkoi më shumë se një barazim i thatë. Asnjë gol i shënuar në këtë sfidë, të luftuar fort, por me vendasit më kërkues e kontrollues të topit, që e frenon sërish Besën e vendit të dytë.
Flamurtari i Vlorës, në një situatë shumë kritike, i fundit në renditje, i dalë edhe jashtë Kupës së Shqipërisë, pritej të luante një finale, në përpjekjet e tij për të mbijetuar. Por, vetëm barazim 1-1 ka dhuruar 90-minutëshi i Vlorës, duke u dhënë të dyja skuadrave nga një pikë, shumë pak për Flamurtarin, kënaqshëm për korçarët. Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, tentoi dhe e zuri “mat” skuadrën e vendlindjes së tij, në emër të profesionalizmit, që e ka dërguar deri në juglindje. Tension i madh në këtë ndeshje, gjë që duket edhe në 3 kartonët e kuq, të akorduar nga gjyqtari, dy për miqtë dhe një për vendasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›