E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi, provokim politik

Studiuesi Dritan Egro e cilëson enciklopedinë e Maqedonisë një dështim të radhës të vendit tonë fqinj dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan.

"Më duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedoninë nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqi të mëdha", u shpreh Egro. Ndërsa thonë se nuk ka asnjë argument shkencor dhe historik për të mbështetur studimet maqedonase, studiuesit shqiptarë pohojnë se e gjithë kjo ka prapavijë politike. Akademikët maqedonas bëjnë provokime të forta ndaj shqiptarëve, ndërkohë që ende nuk kanë zgjidhur çështjen e emrit me Maqedoninë, një çështje që u mohoi edhe të drejtën për t‘u anëtarësuar në NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›