E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndrimi i gjatë në internet dëmton trurin

Sydney, 2 shtator - Qëndrimi shumë orë i mbërthyer pas internetit, navigimi në rrjet apo çatimi në rrjetet sociale si Facebook, është i rrezikshëm për fëmijët.
Dhe pikërisht mungesa e gjumit mund të shpjegojë rritjen e madhe të sëmundjeve mendore në moshë të rritur, transmeton TCH.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i universitetit të Sydneyt i kryer mbi 20 mijë të rinj të moshës 17-24 vjeç, të publikuar në revistën “Sleep”.

Sipas tij, ata që flenë më pak se 5 orë natën janë tre herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga probleme psikologjike një vit më vonë, në krahasim me ata që flenë rregullisht.

çdo orë gjumi është e lidhur me 14 për qind mundësi rreziku për shëndetin.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›