E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qëndrimi i opozitës për aplikimin në BE, joserioz”

Deklaron ministri Olldashi

TIRANE - Ministri i Transporteve Sokol Olldashi e ka quajtur joserioz qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj kërkesës së qeverisë shqiptare për të aplikuar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimeve me banorë të komunës Kurjan dhe Levan në Fier, Olldashi u shpreh se mungesa e koherencës është njëkohësisht edhe mungesë e vullnetit të opozitës për të pranuar ndryshimin e madh që po pëson vendi.
Duke u ndalur tek investimet e kryera në këto 4 vjet, ministri i Transporteve tha se qeveria ka shpenzuar katër herë më shumë para në projekte publike sesa socialistët në vitin e tyre më të mirë. Ai premtoi se buxheti për arsimin dhe infrastrukturën do të pësojë një tjetër rritje, duke përmbushur kështu dy nga objektivat kryesorë të kësaj mazhorance.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›