Qendrimi ne Afganistan, Starova: Deri kur te vendose NATO Eva Gjura
Zevendesministri i Mbrojtjes i Shqiperise, z. Arian Starova, i pranishem ne takimin e ministerial te NATO-s, i cili po mbahet ne Bruksel, lidhur me debatin e zhvilluar se duhet apo jo te qendrojne misionet paqeruajtese ne Afganistan, eshte shprehur se Shqiperia do te vazhdoje te jete perkrah aleateve te saj derisa te jete e nevojshme. "Shqiperia ka deklaruar, jo sot, por dhe me pare, se do te qendroje ne Afganistan per sa kohe do te jete nevoje e misionit te NATO-s. Kjo do te thote qe Shqiperia do te qendroje jo vetem deri ne 2014, por dhe pertej, ne formen e duhur. Aktualisht, Shqiperia ka rreth 350 trupa, te cilat jane te perfshire dhe ne luftime dhe ne detyra te tjera ushtarake, por kane filluar dhe ne misione trajnimi, apo stervitje te trupave afgane. Ndoshta do te rritet pesha specifike e trajnimeve qe do te bejne instruktoret shqiptare te policise dhe ushtrise dhe do te ulet me pak pjesemarrja me kontribute thjesht ushtarake, por kjo nuk do te thote qe nuk do te marrin pjese ne luftime dhe detyra te tjera ushtarake. Pesha specifike e trajnimit apo e stervitjes ne raport me te tjerat do te ndryshoje", - eshte shprehur Starova. Pala shqiptare ka propozuar qe te shtohet presioni nga komuniteti nderkombetar lidhur me shperberjen e strukturave paralele ne Veri te Kosoves."Natyrisht pati edhe ide nga pala shqiptare, qe komuniteti nderkombetare ne perpjekje te gjetjes se nje zgjidhjeje politike duhet t'i kushtoj nje vemendje me te madhe lidhjeve te Beogradit me Veriun e Kosoves. Pra, te perpiqet te bej nje presion pozitiv, ne kuptimin qe situata politike dhe ne pergjithesi situata ne Veri te permiresohet", deklaroi zv / ministri i Mbrojtjes, z. Starova. Ministrat e Mbrojtjes te vendeve te NATO-s kane diskutuar gjithashtu edhe per mbrojtjen e zgjuar, koncepti i "Smart Defence", qe do te jete ceshtje kryesore diskutimi ne Samitin e ardhshem qe do te mbahet ne Cikago, SHBA. "Nuk duhet kuptuar si dicka qe niset nga kriza aktuale. Mbrojtja e zgjuar apo sic njihet ndryshe koncepti i "Smart Defence" kryesisht eshte nje perpjekje per te rritur aftesite ushtarake te te gjithe vendeve te NATO-s, per t'iu pergjigjur sfidave te reja qe jane te shumellojshme dhe te papritura. Nga te tere ministrat apo pjesemarresit e ketij ministeriali u theksua ideja qe situata aktuale, ekonomike, e veshtire duhet te shihet si nje mundesi per te rritur aftesite ne menyre inovative, shpikese, apo menyra te reja moderne qe kane lidhje me mbrojtjen raketore apo me sistemet e survejimit tokesor, ajror, etj", sqaroi me tej zv / ministri i Mbrojtjes Starova. Aktualisht ka rreth 200 projekte ne kuadrin e konceptit "Mbrojtja e Zgjuar". Ne Samitin e Cikagos qe do te zhvillohet me date 19-20 maj te vitit 2012, pritet te behet perzgjedhja e projekteve me te mira per realizim.