E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora bllokon dhjetera komuna dhe akse

Reshjet e dëborës vazhdojnë të krijojnë probleme në të gjithë vendin pasi raportohen disa komuna dhe akse të bllokuara. Situata më shqetësuese paraqitet në qarkun e Kukësit, Dibrës dhe Beratit. Ndërkohë që ndërrmarrjet e rrugëve po punojnë për hapjen e rrugëve kryesore për të penguar izolimin totalisht të banorëve.
Borëpastrueset e ndërmarrjes së rrugëve rajonale kanë mbajtur hapur gjatë gjithë kohës akset rrugore nacionale në qarkun e Shkodrës. Aksi rrugor Shkodër-Muriqan, që lidhet me piken e kalimit kufitar është i hapur dhe me dy korsi. Borëpastruest tashmë po punojnë për të zgjeruar edhe më këtë aks. Nga kjo ndërmarrje është hedhur edhe krip dhe skorje në ato vende ku paraqitet problem, kryesisht nëpër ura. Aktualisht aksir Shkodër-Muriqan është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeve dhe pa probleme
Në qytetin e Kukesit, trashësia e borës kalon 65 cm ndërsa në zonat malore mbi 1.5 m. Dhjetëra komuna janë të izoluara ndërsa të pakalueshme mbeten akset Kukës-Shishtavec, Kukës -Peshkopi dhe të gjitha rrugët që lidhin qendrat e komunave me fshatrat. Autostrada Morinë-Kalimash-Rrëshen është e kalueshme me zinxhirë dhe puna për mirëmbajtjen e saj vazhdon me 7 borëpastruese. Qarkullimi në këtë aks të rëndësishëm rrugor nuk është ndërprerë.
Duket e normalizuar situata në Gjirokastër dhe problemet më të mëdha janë shfaqur vetëm në zonat rurale dhe në pjesën e sipërme të qytetit. Katër komuna rezultojnë ende të mbyllura dhe për këtë asrye po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të gjitha akseve.
Reshjet në qarkun e Beratit kanë bërë që shume komuna dhe akse rrugore kryesisht në Skrapar të jenë të bllokuara. Më problematike situata paraqitet në Çorovodë-Gjerbëz, Çorovodë-Leshnje, Çorovodë-Potom, Bogovë.
Në Qarkun e Peshkopisë situata vazhdon të jetë e njëjtë. Shumë akse rurale dhe komuna janë të bllokuara, ndërsa nga tre aske nacionale I qarkulleshëm është vetëm Peshkopi- Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›