E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndrimi serb për Kosovën në pesëqind vitet e ardhshme

Pa marrë parasysh se kush do të fitojë në Serbi në zgjedhjet e 11 majit, përplasja në Kosovë do të vazhdojë me vite, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe, rajoni nuk do të jetë plotësisht i stabilizuar dhe zjarri i nacionalizmit do të fitojë lëndë të re. Rënia dramatike e koalicionit qeverisës dhe si rrjedhojë mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, nxori në plan të parë faktin, se përplasjet kryesore në Serbi shpërthyen nga rrethi i gjerë i çështjeve të dala nga problemi i Kosovës. Zgjedhjet do ta drejtojnë Serbinë në njërin prej dy drejtimeve mjaft të ndryshme. Duhet të kuptohet, se përkundër të gjitha dallimeve, koalicioni qeverisës ka krijuar dhe zbatuar ndaj Kosovës një politikë që i ka krijuar disa suksese të caktuara: Publiku serb është bashkuar dhe ka përforcuar pikëpamjen se Kosova i është marrë Serbisë padrejtësisht dhe në mënyrë jolegale. Prej tani, ky do të jetë qëndrimi serb edhe për pesëqind vjet. Fushata diplomatike energjike ka ngadalësuar dhe në disa raste ka penguar njohjen e Kosovës nga një numër vendesh. Në pajtim me Rusinë, presioni i fortë diplomatik në Kombet e Bashkuara (KB) e ka detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së dhe bashkëpunëtorët e tij, të jenë më të kujdesshëm në sjelljen ndaj Kosovës. Kjo është më e dukshme në paqartësinë e madhe rreth përfundimit të mandatit të UNMIK-ut dhe zëvendësimit të tij me Misionin e BE-së, EULEX-in. Procesi i lidhjes në mënyrë të dukshme i pjesës veriore të Kosovës me Serbinë, i cili krijon ndarjen "de fakto", është në proces. Serbët e Kosovës (të paktën në veri) qëndrojnë fort pas veprimeve të Beogradit. Pjesërisht edhe falë sjelljes së Serbisë, pak serbë të Kosovës e lanë atë, edhe për kundër shpalljes së pavarësisë. Pa marrë parasysh se kush fiton në zgjedhjet e majit, politika nuk do të ndryshojë në mënyrë fondamentale. Forca e përgjigjes serbe ka shkaktuar ndarje e paqartësi brenda raportit SHBA-BE, për atë se si do të vazhdohet më tej. Kjo nuk është befasi, pasi nuk ka pasur dhe nuk ka plan përkatës se si do t‘i përgjigjen Serbisë, në rastin e krijimit "de fakto" të ndarjes së Kosovës dhe refuzimit të pranimit të EULEX-it. Ata që në BE e SHBA-në kanë insistuar fort për pavarësinë e Kosovës, e kanë parë këtë si fundin e historisë, d.m.th., si qëllim. Në të vërtetë, arritja në këtë pikë ka qenë më e lehtë, krahasuar me atë që do të vijë më pas. Ka tri këndvështrime mjaft të dallueshme brenda bashkësisë ndërkombëtare perëndimore, lidhur me sjelljen ndaj serbëve të Kosovës. Sipas të parit, duhet të merret një qëndrim i vendosur për Kosovën e pavarur brenda kufijve të tanishëm dhe se duhet rezistencë e fortë ndaj çdo përpjekjeje që synon të dërrmojë pavarësinë me institucionet paralele. Në bazën e debateve publike, mund të thuhet se këto qëndrime janë të Piter Feith, që ka titullin e Përfaqësuesit Special të BE (dhe shef i Misionit EULEX) dhe Joakim Rikerit, përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në këndvështrimin e dytë hyjnë ata diplomatë evropianë anonimë që spekulojnë publikisht e privatisht, për vlerat e ndarjes formale. Në mes janë ata që mbështesin një "konflikt të ngrirë" të butë, duke hedhur fall, se gjatë kësaj kohe emocionet do të ftohen, se realiteti praktik i jetës së përditshme do të çojë në rritjen e lidhjeve brenda Kosovës, se problemet në fund do të zgjidhen me anëtarësimin e mundshëm në BE. Problemi është se këto këndvështrime të ndryshme prodhojnë mesazhe të përziera, si dhe mosunifikim qëndrimesh në marrëdhëniet e përditshme me bashkësinë e serbëve të Kosovës.

Vendimi për atë se si do të reagohet ndaj provokimeve të tilla, si pushtimi i Gjykatës së Mitrovicës së Veriut, duket se nuk është varur nga politika e qartë, por nga qëndrime të përkohshme të personave në terren (dhe ndoshta me nivel të dukshëm të mbështetjes se vendeve që përfaqësojnë). Dihet se në të ardhmen, në fushatën parazgjedhore, serbët e Kosovës do të bëjnë provokacione, duke ia shkaktuar ato UUNMIK-ut, EULEX-it dhe autoritetit të Kosovës. Protesta e personelit të gjykatës ka qenë lëvizja e parë, sepse thelbi i saj i bazohej në zemërimin legjitim të bashkësisë së serbëve të Kosovës. Kështu, shumë prej tyre u penguan të kthehen në vendet e tyre të punës të paraluftës. Rezultati përfundimtar i incidentit është fakti, se pa marrë parasysh gabimet apo të drejtat që ndodhën në terren, reagimi i kombinuar UNMIK-KFOR, u shkoi për shtat nacionalistëve serbë. Një vështrim i shkurtër i raporteve të mediave serbe për incidentin tregon gjithçka. Gjithkush që është i orientuar me ngjarjet në Kosovë, në disa vite të fundit, duhet ta ketë të qartë se cilat mund të jenë pasojat. Një shembull i mungesës së përgatitjes për paspavarësinë e Kosovës, është statusi i UNMIK-ut. Gjatë nëntë viteve, Serbia ka kritikuar vazhdimisht misionin e UNMIK-ut, ndërsa Rusia e ka bërë këtë gjatë diskutimeve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pak para më shumë se dy vitesh, shtetet perëndimore kanë planifikuar joformalisht ta përfundojnë misionin e UNMIK-ut e ta zëvendësojnë me Misionin e Evropian. Kjo u bë e njohur në qarqet e KB-së dhe si rezultat i kësaj, shumë nga pjesëtarët më të mirë të UNMIK-ut kaluan në punë të tjera. Këto plane dështuan kur Serbia e Rusia kundërshtuan ashpër EULEX-in dhe njëkohësisht filluan të "vlerësojnë" UNMIK-un. Në të vërtetë, është bërë jopraktik çlirimi nga UNMIK-u, pasi ka qenë e pamundur që KS të miratojë një rezolutë të tillë, për shkak të vetos së Rusisë. Tani në Kosovë kemi kryeurën mbrojtëse EULEX-in, që bashkekziston me mbetjet e UNMIK-ut. Serbët nuk duan të punojnë me EULEX-in dhe këmbëngulin në bashkëpunim vetëm me UNMIK-un. EULEX-it i mbetet të bëjë vetëm deklarata, se si planifikon të ketë personel në gjithë Kosovën, edhe pse nuk ka asnjë në zonat që i kontrollojnë serbët. BE-ja kalon nëpër mundimin kolektiv, duke u përpjekur të gjejë si të manovrojë mes pengesave ligjore në Kosovë dhe asaj që është në gjendje të bëjë EULEX-i. Për vendosjen e plotë të personelit të EULEX-it, me siguri nuk do të veprohet para se të kalojnë zgjedhjet e 11 majit në Serbi. Madje dhe atëherë, çdo përpjekje për t‘i kaluar anëtarët e EULEX-it në zonat që i kontrollojnë serbët, do të shkaktojë automatikisht konfrontim.

Faktori tjetër i rëndësishëm në këtë ekuilibër, është reagimi i shqiptarëve të Kosovës. Deri tani, në mënyrë të kthjellët ata kanë qëndruar mënjanë dhe përveç deklaratave për paqtim ia kanë lënë bashkësisë ndërkombëtare të merren me serbët e Kosovës. Kjo ka bërë që në një masë të madhe, të fitohet besimi te njerëz si Ryker ose Fejt, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë gjithçka që të imponojë sovranitetin e shtetit të ri në gjithë territorin e Kosovës dhe të ndalojë funksionimin e strukturave paralele, e të pengojë çdo lloj ndarje. Në këtë situatë, misionet UNMIK-KFOR-EULEX gjenden mes dy grupeve të vendosura etnike, të dyja të ashpra në bindjet e veta dhe të gatshme për t‘i shkuar në fund mbrojtjes, për ato i përjetojnë si të drejtat e veta. Mund të jemi të sigurt, se pa marrë parasysh kush fiton në zgjedhjet e 11 majit në Serbi, përplasja në Kosovë do të zgjasë me vite dhe gjatë kësaj kohe, rajoni nuk do të jetë plotësisht i stabilizuar, ndërsa zjarri i nacionalizimit do të marrë lëndë të re.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›