E Shtunë, 31 Tetor 2026

APP përjashton 39 subjekte private

Plot 39 subjekte private kanë marrë pezullimin nga procesi i prokurimit publik për shkaqe të thyerjes së ligjit. Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka publikuar listën e shoqërive, të cilat për një periudhë nga një deri në tre vjet nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset e prokurimit publik shtetëror. Një pjesë e mirë e subjekteve private konsiderohen lider në treg dhe kanë marrë pjesë disa herë në procese të ndryshme tenderi, të ndara për fusha të punëve publike, shërbimit të automjeteve, furnizimit me karburant etj. Nga këto, 16 shoqëri janë pezulluar nga tenderët për tre vjet, 17 të tjerë për dy vjet, ndërsa pjesa e mbetur nuk do të marrë pjesë në të tilla procese për të paktën një vit. Përveç këtyre, Agjencia e Prokurimit Publik bën të ditur se disa shoqëri të tjera private janë në proces vëzhgimi për t‘u pezulluar nga pjesëmarrja në tenderë, pasi të jetë bërë vlerësimi në bazë të të dhënave. Nga shoqëritë e përjashtuara, dy prej tyre janë të huaja, ndërsa një tjetër ndodhet në proces vlerësimi për t‘u pezulluar apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›