E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderi i energjisë elektrike, shpallen fituesit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka publikuar rezultatin e tenderit ndërkombëtar për blerjen e energjisë elektrike, për periudhën prill-qershor 2008. Të renditura sipas vlerësimit të bërë nga komisioni, pranë KESH-it, fitues kanë dalë shoqëritë e njohura, që për vite me radhë i kanë shitur energji elektrike korporatës. Tenderi i hapur ndërkombëtar është zhvilluar më 17 mars 2008 dhe kishte për qëllim blerjen e 727.200 MWh energji elektrike për rreth 53 milionë euro. Ajo që bie në sy nga shpallja e fituesve është fakti se KESH-i, përveçse ka siguruar energji elektrike nga importi për tre muajt në vazhdim, e ka blerë atë për afro 7 milionë euro më lirë nga sa e kishte parashikuar.

Tenderi

KESH ka pasur mundësi të zgjidhte ofertën më të mirë në varësi të çmimit dhe sasisë, që në fakt ka ndodhur, duke kursyer rreth 7 milionë euro. Korporata, në bazë të studimit të tregut, kishte planifikuar që për 272 mijë MWh energji elektrike të shpenzonte rreth 53 milionë euro, por tek ofertat e paraqitura nga të nëntat shoqëri iu dha mundësia të zgjidhte çmimin më të ulët për sasinë e dëshiruar dhe rezultati: për të njëjtën sasi të kërkuar iu ofrua një çmim në total, që shkon në rreth 46 milionë euro. Shoqëritë e shpallura fituese nga KESH-i janë shtatë, ku tre janë zvicerane, dy janë nga Serbia, pastaj me nga një Çekia dhe Shqipëria. Kështu, për muajin prill, KESH-i kërkoi të blinte energji elektrike në sasi 288 000 MWh dhe vlerë limit 20 184 250 euro, ndërsa ofertat iu paraqitën me një çmim në total, që shkonte 15 083 893 euro. Për muajin maj, u kërkua blerja e energjisë elektrike në sasi 223.200 MWh me një vlerë limit 15 856 798 euro, kurse ofertat ishin për një çmim 14 256 675 euro. Ndërsa për muajin qershor, u kërkua nga KESH-i blerja e 216 000 MWh për shumën e 16 440 279 euro, ndërsa kompanitë importuese ofruan një çmim që shkonte në total 15 188 328 euro.

PRILL

Shoqëria

ATEL, Zvicër, 2 190 240 euro

GEN-I, Serbi, 3 541 248 euro

EGL, Zvicër, 1 811 232 euro

RUDNA, Serbi, 6 609 493 euro

RE, Çeki, 617 280 euro

EFT, Zvicër, 314 400 euro

MAJ

Shoqëria

ATEL, Zvicër, 2 301 564 euro

EGL, Zvicër, 1 403 704 euro

RE, Çeki, 943 392 euro

GEN-I, Serbia, 2 869 905 euro

RUDNAP, Serbi, 6 738 110 euro

QERSHOR

Shoqëria

GEN-I, Serbi, 1 736 028 euro

ATEL, Zvicër, 2 508 840 euro

RUDNAP, Serbi, 10 179 360 euro

GSA, Shqipëri, 764 100 euro


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›