Risitë dhe sfidat e anëtarësimit në NATO
Ka mbi një dekadë që nga shumica e politikanëve dhe opinionformuesve në Shqipëri deklarohet se hyrja në NATO është një aspiratë e shumicës së shqiptarëve. Dhe kjo është e vërtetë. Ndoshta më shumë kjo ka të bëjë me instinktin dhe pigmentin perëndimor të shqiptarëve, të cilët për mbi 1700 vjet kanë qenë të frustruar nga Lindja dhe për mbi një shekull kanë qenë në buzë të greminës nga kudhra dhe çekani sllavo-ortodoks për të mos ekzistuar jo vetëm si shtet, por edhe për t‘u asimiluar atje ku ishin shpërndarë, anipse qenë autoktonë në trojet e tyre.
Ndoshta e vetmja periudhë kur shqiptarët kanë qenë të lidhur me Perëndimin ka qenë koha e Republikës Romake dhe 2 shekujt e parë mbas Krishtit. Por në këtë kohë vlerat e popujve i kishte unifikuar Roma dhe konceptet Lindje, Perëndim më tepër kishin kuptim gjeografik se sa vlerorë. Më pas, në fund të periudhës së sundimit të perandorit Konstantin, trojet shqiptare kanë qenë të dominuara nga pushtetet e Lindjes dhe sidomos në periudha të ndryshme nga dyer të dinastive të ndryshme. Gjithsesi, në periudha relativisht të gjata, struktura shoqërore e trojeve etnike shqiptare nuk u shkallmua dhe as u asimilua nga qendrat e pushteteve në Konstandinopol, Tërnovë, Rashkë-Zetë përkatësisht prej Bizantit, bullgarëve, serbëve e më pas për 5 shekuj prej turqve osmanllinj. Gjatë këtyre periudhave, në fakt, tokat shqiptare kishin qenë sharruar mes përmes kombit, nga sharra konfesionale, vija prerëse e së cilës ka luhatur disa gradë apo minuta gjeografike më lart a më poshtë, sidomos mbas skizmës së madhe të kristianizmit në kishën romane perëndimore dhe atë bizantine të Konstandinopolit pas Koncilit të Nikeas. Edhe kryqtarët kanë shkëmbyer kulturën e tyre për më pak se një dekadë, 1202-1207, me popullin tonë dhe disa popuj të tjerë, kur ithtarët e çështjes klerikaliste të Balduinit (pasardhës i Karlit të Madh dhe iniciuesi i çlirimit të Jerusalemit nga të "pabesët" myslimanë një shekull para dhe ideatori i kryqëzatave) kaluan nëpër tokat e Bizantit. Ata udhëtuan nga Durrësi dhe e mbajtën de facto për 5-6 vjet nën sundim ushtarak edhe vetë kryeqendrën e Bizantit, Kostandinopojën. Ka pasur edhe periudha të shkurtra paqeje apo lufte (si periudha 25-vjeçare e Skënderbeut) kur tregtarët, sidomos, sillnin dhe mbartnin vlerat dhe zakonet e popujve nga njëri krah i Adriatikut, në tjetrin. Po kështu ka pasur një administrim nga Republika e Venedikut për një periudhë të gjatë të disa qendrave të vogla urbane apo kalave në detin Adriatik.
Gjatë këtyre periudhave të gjata, popujt nuk kishin traditë dhe kulturë me tendencë drejt shteteve kombëtare. Kjo traditë u konsolidua mbas Revolucionit Francez, kur Napoleoni erdhi me rrufetë e republikanizmit dhe lirisë si çlirimtar i Evropës, të cilën në fakt e futi nën një zgjedhë perandorake franceze. Më pas, impulse të fuqishme drejt shteteve kombe e dhanë luftërat e Napoleonit III kundër Habsburgëve dhe sidomos beteja e Solferinos, që krijoi në fakt bazat e shtetit të sotëm italian. Po kështu, edhe luftërat e Prusisë nën udhëheqjen e Bismarkut krijuan në Versajë shtetin e lirë të gjermanëve. Në Lindje, Greqia në fakt e kishte nisur gjysmë shekulli më parë luftën për krijimin e shtetit të saj kundër të "Sëmurit të Bosforit" dhe më pas gjithë popujt e Ballkanit ishin të zjarritur për të elaboruar shtetet e tyre kombëtare. Dhe stacionet e madha të krijimit të tyre natyrisht që ishin Lufta Ruso-Turke e 1877-ës, dy Luftërat Ballkanike dhe më pas dy Luftërat Botërore. Mbi rezultatin në terren të këtyre 5 ngjarjeve u bazuan edhe marrëveshjet përkatëse dhe rigrupuan ortakëritë sipas interesave të Fuqive të Mëdha, nga rrodhën edhe shtetet kombëtare ballkanike. Natyrisht që ne shqiptarët u capërlyem në pjesën më të madhe të territoreve tona nga fqinjët dhe sidomos nga aleanca e papritur, për shkak të copëtimit të Maqedonisë gjeografike, midis Athinës dhe Beogradit, të cilëve iu atashua me ndërhyrjen ruse në aleancë edhe Rumania. Më të prekurit dhe të dëmtuarit - turqit, bullgarët dhe shqiptarët e humbën Luftën e Dytë Ballkanike dhe tokat e banorët e këtyre tokave u ndanë si pre për fitimtarët, të cilët u mbështetën nga bajonetat dhe armët e Rusisë cariste, e cila kishte qenë për 2.5 shekujt e fundit, gjithmonë një faktor në zgjidhjen e problemeve hap pas hapi në Ballkan. Nëse shqiptarët nuk do të kishin pasur një engjëll mbrojtës si Habsburgët e Austro-Hungarisë (kjo perandori dualiste mund të vlerësohet si SHBA-ja e shqiptarëve në shekullin e 19-të dhe deri në Luftën I Botërore), ne sot ndoshta s‘do ishim duke e shkruar shqip këtë analizë dhe, gazeta të cilën lexuesit sot e kanë në dorë, mund të mos kishte ekzistuar kurrë… Shqiptarët natyrisht që nuk fjetën në këto periudha: në kohën e Luftës Ruso-Turke ata krijuan strukturat e tyre politike përfaqësuese dhe ato ushtarake, të cilat buruan nga Lidhja e Prizrenit. Ky organizëm strukturor, që vinte theksin në krijimin e shtetit shqiptar të katër vilajeteve, u fashit me armë në dorë, kur mbi shpinë iu hodh edhe vetë qeveria turke për të sendërtuar marrëveshjen e Kongresit të Berlinit. Gjatë dhe pas Luftës I Botërore, shqiptarët ishin në kërkim të stacionit të "Konferencës së ambasadorëve në Londër më 1913" dhe në Versajë ata do të kërkonin me frikë, të frustruar nga marrëveshja Titoni-Venizellos, shtetin dhe territoret e 1913-ës. Kur në Versajë po i bëhej funerali Austro-Hungarisë, një "perandor" tjetër pro shqiptar behu aty; ishte Willsoni që e "grisi" edhe traktatin e Londrës, edhe marrëveshjen e dy kryeministrave të Italisë e Greqisë. Ekspansioni i kërkesave të drejta të mandatarëve shqiptarë për zgjidhjen e gabimeve historike do të fashitej 2 herë në përfundim të dy Luftërave Botërore në Versajë, për shkak se të dy herët shteti artificial i Rusisë në Ballkan, Jugosllavia, ndodhej në qiellin e shtatë si palë me fitimtarët e të dy Luftërave Botërore.
Por, në ndryshim nga apatia në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë shqiptarët tentuan dhe krijuan një organizatë politiko-luftarake të Ballit Kombëtar, e cila mund të quhet Lidhja II e Prizrenit, jo vetëm prej faktit se e themeloi dhe e drejtoi Mit‘hati, djali i udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit, Abdyl Frashërit, por edhe prej pikësynimeve të krijimit të shtetit të "katër vilajeteve" apo thënë ndryshe "Shqipërisë Etnike". Steka që vuri Mit‘hati për të kapërcyer shqiptarët ishte e "markës perëndimore". Ai vendosi krahas pikësynimit të zgjidhjes së "çështjes shqiptare" në Ballkan, edhe objektivat e "Ballit" për sistemin politiko-ekonomik. Kjo organizatë kishte në thelb të qëllimeve të saj republikën parlamentare dhe pluralizmin politiko-ekonomik. "Balli" nuk ishte parti; ishte front ku bashkoheshin të gjitha rrymat politike shqiptare që kishin këto tipare dhe objektiva të përbashkëta themelore në krijimin e shtetit të ardhshëm etnik shqiptar të mbas luftës. Aty kishte vend edhe për socialdemokratë si M.Kokalari, H.Lepenica e S.Muco, për intelektualë mendjehapur demokratë e antifashistë si S.Butka e A.Ermenji, por edhe si latifondistë perëndimoristë si A.bej Këlcyra dhe intelektualë aristokratë si M.Frashëri. Edhe po të lexohet programi i koncentruar i "Ballit" te "Dekalogu", ajo mund të shihet si model për një preambul kushtetute, e hapur dhe e denjë për çdo republikë parlamentare në Perëndim. Por, ashtu siç u fashit dhe u mbyt në gjak Lidhja e Parë e Prizrenit, kryesisht nga ushtritë lindore të osmanllinjve, edhe Balli do të mbytej në gjak dhe do të pushonte së regëtituri pulsi i tij nacionalist nga një fuqi tjetër lindore, Rusia (dhe Serbia), të cilat përdorën një armë më vrastare, - ideologjinë komuniste dhe komunistët shqiptarë, - nëpërmjet të cilëve e futi vendin në një luftë disavjeçare civile për të mos lejuar rreshtimin perëndimor të Shqipërisë, instalimin e sistemit politiko-ekonomik pluralist, si dhe korrektimin e gabimeve të bëra me territoret e shpërndara të shqiptarëve në Ballkan, në favor të Jugosllavisë dhe Greqisë edhe për 50 vjet të tjera. Këto 50 vjet Shqipëria u orientua nga sistemi komunist dhe u rreshtua zyrtarisht për një 10-vjeçar në bllokun ushtarak lindor në Evropën e ndarë nga perdja e hekurt, në Traktatin e Varshavës. Në fakt, në fund të viteve ‘60 Shqipëria mbeti tokë e askujt dhe ra në një izolacionizëm të thellë dhe territoret e saj më tepër ishin tampon për të amortizuar dy blloqet ushtarake.
Ja pra se përse është risi futja e Shqipërisë në NATO. Për vetë historinë e saj fatale të vendosur nga një xhep i Mesdheut, deti Adriatik. Anëtarësimi në këtë bllok do të sjellë një zhvillim cilësor dhe siguri si asnjëherë tjetër në jetën e kombit shqiptar; edhe pse NATO vjen si një organizatë kozmopolite. Sepse ky organizëm ngërthen vlerat më të spikatura të Perëndimit ku ne nuk kemi qenë kurrë të strukturuar dhe i ruan këto vlera e territore me forcën e vet ushtarake moderne. (Ashtu siç nuk përbën risi dalja e S.Gjinushit, G.Rucit dhe E.Ramës në një miting ditën e hyrjes në NATO të Shqipërisë dhe ku komunistët e ushtarakët e vjetër nuk mund ta mbanin dot në dorë një flamur të tij ngjyrë blu, por vetëm flamujt e kuq me karafilat e paradave hoxhiane).
Shkëputja nga epoka e komunizmit dhe historia e këtyre 15 vjetëve na rreshtuan në organizmin dhe trupin politik të Perëndimit dhe e ardhmja e shqiptarëve duket më optimiste se kurrë për të realizuar edhe zgjidhjen e çështjes kombëtare. Për këtë flasin ngjarjet dhe pavarësia e Kosovës, që së bashku me futjen e një këmbe në NATO i hapin kombit tonë një perspektivë optimiste të re e afatgjatë. Ecja do të jetë step by step. Që të realizohet kjo duhet partneritet, organizim dhe qeverisje cilësore demokratike. Qeveritë antipopullore janë një model lindor dhe i papranueshëm për Perëndimin. Cenimi i demokracisë ndodh nga rënia e përgjegjshmërisë së mazhorancave dhe sjell si pasojë korruptimin e gjithë shoqërisë. Sfidat e vendosura ndaj Shqipërisë për përmirësimin e kapaciteteve në funksion të zbatimit me korrektësi të ligjeve nga sistemi gjyqësor e ai i akuzës, si dhe përmirësimi i sistemit zgjedhor me një kod të ri janë gjëra kalimtare e një rutinë që do të kenë gjithnjë nevojë për korrektim. Ajo që ka nevojë mbi të gjitha sistemi është përmirësimi i domosdoshëm i hallkave dhe strukturave politike partiake dhe modernizimi i tyre me objektiv ngritjen e një shteti të së drejtës e që lufton çdo virus vdekjeprurës ndaj interesave të shumicës në mënyrë që ky virus të mos futet në ekzekutiv. Ngjarje si ajo e Gërdecit tregojnë se ajo forcë politike që do modernizojë strukturat e veta me burime njerëzore intelektuale profesionistësh dhe të pacenuar në personalitet dhe biografinë e vet politike e intelektuale, do t‘i fitojë zgjedhjet e 2009-ës. Politika e të dyja krahëve nuk ka nevojë për make up të qeverisë, por për ndryshime të thella cilësore hap pas hapi të strukturave politike, pa lëkundur statukuonë ekonomike. Ky ndryshim nuk mund të kuptohet vetëm i lidhur me moshën. Këtë e kërkojnë ngjarjet pesimiste si ajo e Gërdecit. Ata që thonë të kundërtën nuk i llogarisin gjërat mirë, ose u intereson statukuoja dhe bëhen pjesë e moçalit të politikës që nuk e ndërton dot një shtet partner të NATO-s. Po të testohet poshtë, ka rënë besimi te ndershmëria dhe zelli i klasës politike aktuale në përgjithësi. Mungesa e mbështetjes demokratike sa më të gjerë është armiku i vlerave të NATO-s dhe kjo është sfida më e vështirë që duhet zgjidhur sa me vendosmëri, aq edhe me gjakftohtësi, për të qenë dinjitarë si anëtarët më të rinj që pritet të jemi së shpejti në këtë aleancë ushtarake popujsh të Perëndimit.