“Qëndrimi ynë ndaj buxhetit parimor, jo politik”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pohoi dje se debati publik i zhvilluar në Bashkinë e Tiranës vërtetoi më së miri se LSI nuk ka asnjë interes politik në këtë çështje. “Nuk ka pasur dhe nuk ka qëndrim politik, apo më saktë të politizuar, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo vetëm për buxhetin e kryeqytetit, por për të gjitha buxhetet e qyteteve apo të komunave në Shqipëri”, - tha ai. Meta theksoi se problemet e LSI-së me lidershipin e Partisë Socialiste, jo me Partinë Socialiste, janë për Kushtetutën, Kodin apo qëndrimi ndaj Gërdecit dhe jo probleme të Tiranës, Durrësit apo Beratit, të cilat nuk kanë nevojë për politizim. “Kështu që, më vjen keq, por politizimi ekstrem i buxhetit të Bashkisë vjen vetëm prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili, për fat të keq, nuk arrin ende të ndajë funksionin e kryetarit të Bashkisë dhe mënyrën e detyrimin se si duhet të sillet si kryetar Bashkie me faktin që është Kryetar i Partisë Socialiste dhe se si duhet të sillet për të realizuar aspiratat apo qëllimet politike të kësaj partie. Kështu që Lëvizja Socialiste për Integrim di t i ndajë këto gjëra dhe më duket se kjo ka qenë tepër evidente”, - tha Meta, ndërsa shtoi se deklaratat e Ramës që ndryshimi do të vijë me apo pa Metën tregojnë politizimin e çështjes.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009