Tevez kryeson listën e Murinjos
Autori i Lajmit: red.
Mësohet se skuadra e Interit është favorite për të blerë sulmuesin e Mançester Junajted, Karlos Tevez. Në verë përfundon kontrata e Tevez me kampionët e Premier Ligës, e cila është nënshkruar nga Djajtë e kuq dhe pronarët e tij, Media Sports Investment, dhe sipas të gjitha gjasave argjentinasi do të largohet nga “Old Traford” pas skadimit të kontratës. “Sportmediaset” njofton se sulmuesi ka refuzuar disa oferta nga Sër Aleks Ferguson, sepse dëshiron të largohet nga Junaited dhe dëshiron të luajë në një skuadër ku do të jetë sulmuesi kryesor. Trajneri i Interit, Hose Murinjo, dëshiron Tevezin te zikaltrit, ndërsa presidenti Masimo Morati e ka dashur atë që nga koha kur luante për Uest Hamin. “Nerazzurët” e konsiderojnë Tevezin si partner kryesor të Zlatan Ibrahimoviçit në sulm, ndërkohë që sulmuesit e tjerë të Interit, Mario Baloteli, Hulio Kruz, Adriano dhe Hernan Krespo, nuk e kënaqin trajnerin e tyre. Interi duhet të luftojë me Mançester Sitin, Çelsin dhe Real Madridin për të fituar shërbimet e Karlos Tevez.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009