E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Përmet: Produkket vendase, të denja për tregun botëror

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Shtetit u prit në sheshin “Abdyl Frashëri” nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, zëvendësprefekti Ilir Ibrahimi, Kryetari i Bashkisë, Edmond Komnino, deputetë të zonës Flamur Hoxha dhe Diana Çuli, të tjerë përfaqësues të pushtetit vendor, këshillit bashkiak, të OSBE-së, ambasadës italiane, si dhe përfaqësues të biznesit vendas. I shoqëruar prej tyre, si dhe nga anëtarë të kabinetit të tij, u ndal të përshëndetej me banorë të shumtë të Përmetit, të cilët kishin dalë në qendër të qytetit për pritur Kryetarin e Shtetit. Gjatë këtyre takimeve Topi ka vlerësuar prodhimet vendase ndërsa ka theksuar se ato konkurojnë denjësisht me produktet e huaja. “Sot që po diskutojmë mjaft nga prodhimet shqiptare kanë çarë tregjet botërore. Mund të marrë në konsideratë djathin e bardhë, djathin fetë, por edhe produkte të tjera, pa marrë në konsideratë prodhimet e detit. Kërkohet që të ketë një vëmendje për rritjen e cilësisë, të kontrollit, të sigurisë ushqimore, që do të thotë më shumë laboratorë. Unë besoj që me të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian do të shtohen kërkesat padyshim, ç ka do të thotë që prodhuesit duhet të shkojnë në dy linja; në linjën e rritjes së prodhimit, por edhe të rritjes së cilësisë. Vetëm atëherë ne do të çajmë tregjet, por ju siguroj edhe një herë për atë që thashë edhe në fillim, që cilësia e prodhimeve tona është jo thjesht nga cilësia organoleptike, por edhe nga vlerat e tjera ushqimore është nga më të mirat e rajonit”, - tha Topi. Presidenti zhvilloi dhë një takim të shkurtër me Kryetarin e Bashkisë, Komnino dhe në vijim me anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryetarë të komunave përreth, intelektualë dhe biznesmenë. Gjatë këtij takimi të zgjedhurit vendorë dhe banorët ndanë me Presidentin dhe hodhën ide mbi projekte të ndryshme, të cilat do të ndihmonin zhvillimin ekonomik vendor duke kërkuar mbështetjen institucionale të Kryetarit të Shtetit.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›