Sekretari e Këshillit Bashkiak: “Votimi i rregullt!”
Autori i Lajmit: red.
Bashkia e Tiranës këmbëngul për votimin pro të projektbuxhetit për kryeqytetin. Sekretari e Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, pohoi dje se votimi i realizuar të martën në mbrëmje në Këshillin Bashkiak ishte i rregullt dhe se buxheti duhet konsideruar i miratuar në parim. “Në votim morën pjesë 53 këshilltarë dhe pro projektbuxhetit në parim votuan 29 këshilltarë. Votimi nuk mund të anulohet nga kryetari i Këshillit. Dervishaj në fillim e pranoi votimin dhe më vonë e anuloi atë”, - deklaroi Gjonaj. Sekretari i Këshillit Bashkiak tha më tej se sekretaria zbardhi materialin gjatë votimit dhe numëroi votat duke realizuar kështu detyrën që i ngarkohet sipas rregullores. “Procesverbali për votimin i përgatitur nga sekretaria është versioni i vetëm zyrtar që duhet të merret parasysh”, - tha Gjonaj. Projektbuxheti i Tiranës u rrëzua dy herë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga votat e këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së. Në mbledhjen e tretë votimi u anulua për shkak të kaosit të krijuar pas votimit pro në parim të buxhetit. Dokumenti financiar nuk u arrit të votohej më pas për të marrë konfirmimin kundër apo abstenim, pasi shumë këshilltarë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak u ngritën nga vendet duke folur pa radhë. Kryetari i Këshillit Bashkiak që vjen nga radhët e LSI, Sokol Dervishaj, në atë moment e konsideroi mbledhjen të mbyllur dhe votimin të anuluar. Kjo gjë shkaktoi reagimin e Bashkisë së Tiranës që e cilësoi veprimin të turpshëm dhe të paprecedent.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009