E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qëndroj, por me një kusht"

“E rëndësishme është që të mos i preket asnjë fije floku asnjërit prej njerëzve të mi, duke filluar nga futbollistët e duke përfunduar te masazhatori. Dua të vazhdoj aventurën time, por jo me këdo. I kam zgjedhur këta njerëz dhe dua të vazhdoj të punoj me ta”, pohoi 50-vjeçari.

Maradona shtoi se nëse ky kusht nuk plotësohet, ai nuk do të rinovojë kontratën me federatën. Tashmë topi është në fushën e kësaj të fundit, e cila duhet të marrë së shpejti një vendim pasi më 11 gusht çelestët do të luajnë një ndeshje miqësore me Irlandën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›