E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndron prapa fjalëve të Thaçit

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 13:14

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka të bëjë me çështjen e territorit të Kosovës, çështje të kufijve dhe sovranitetin e saj, por ai ka të bëjë më çështjet teknike dhe të jetës së përditshme të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri të hënën me rastin e hapjes së Festës ndërkombëtare të Frankofonisë në Kosovë.

Ambasadori Fitou ka theksuar se qëndron prapave fjalëve të kryeministrit Thaçi, i cili dje para nisjes për në Stamboll patë deklaruar se përjashton të gjitha mundësitë që pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë të jetë statusi dhe integriteti territorial i Kosovës.

“Po, për shkak se edhe e kemi thënë se ky dialog nuk ka të bëjë me çështjet e territorit, me çështje të kufijve dhe sovranitetit. Ai ka të bëjë më çështjet të përditshme teknike dhe të jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarëve dhe serbë, dhe të mundëson të lehtësojë lëvizjen e njerëzve, të lehtëson tregtinë. Ai nuk ka për qellim që të flas për çështjet madhore të asnjërës palë dhe të komuniteteve”, tha Fitou.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›