CSKA-ja merr Mensur Kurtisin

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
CSKA-ja e Sofjes arriti marrëveshje me një sulmues maqedonas, që ka dhe pasaportë austriake. Bëhet fjalë për Mensur Kurtisin, lindur më 25 mars 1986, në venat e të cilit rrjedh gjak shqiptar. Futbollisti pritet të mbërrijë në Sofje nga fundi i javës. Lajmi jepet topsport.bg. Gjatë dy sezoneve të fundit ai mbante fanellën e skuadrës së ligës së dytë austriake Parndorf. Në kampionatin 2006/07 Kurtisi ka shënuar 15 gola në 23 ndeshje, kurse sezonin e kaluar ka shënuar 9 herë. Mirëpo Mensuri është dëmtuar dhe kështu nuk ka mundur të luajë në 5 ndeshjet e fundit të skuadrës së tij. Sic dihet në planet e CSKA hynte dhe shqiptari Hamdi Salihi nga klubi tjetër austriak SV Ried. Ai gati kishte nënshkruar marrëveshjen me "të kuqtë", por pas ngjarjeve me borxhet e CSKA-së ka hequr dorë nga oferta. Gjërat janë të ndryshme me Mensur Kurtisin. Shqiptaro-maqedonasi është shprehur, se nuk e shqetëson fakti se CSKA-ja është hequr nga Liga e Kampioneve për shkak të shumave të papaguara.